INSTAT: Gati 5.2 milionë të huaj vizituan vendin, kryesojnë europianët
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj është rritur me 30.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Gati 5.2 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë gjatë 7 muajve të këtij viti.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i shtetasve të huaj është rritur me 30.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Gjatë shtatëmujorit, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me rreth 5 milionë shtetas, pasuar nga Amerika, Azia Lindore dhe Paqësori, përkatësisht me 131 236 dhe 34 3721 shtetas.
Ndërkohë, numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë shtatëmujorit 2023, është 3 734 813, duke u rritur me 21.4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.