Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, destinacioni i preferuar i turistëve vendas e të huaj

Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Ishulli i Pelikanit”, “Zona e Oaz-it faunistik ”, Laguna e Karavastasë.


Parku kombëtar Divjakë-Karavasta, 90 km larg nga Tirana, vitet e fundit është destinacioni i preferuar i turistëve vendas e të huaj.

Divjakë-Karavasta është një nga parqet natyrore më të vizituara për turizmin detar, natyror dhe të vëzhgimit të shpendëve ujorë.

Drejtori i Administratës së Zonave të Mbrojtura Fier, Fotjon Prence tha për ATSH-në se “ nga janari deri në fund të korrikut parku u vizitua nga 208 000 turistë, nga të cilët 80 000 janë të huaj”.

Sipas tij, gjatë sezonit turistik në këtë park ofrohet një guidë prej 5 km, ku vizitorët njihen me gjallesat dhe bimësinë e parkut.

Prence u shpreh se “gjatë vizitës që mund të zhvillosh në park mund të zhvillosh disa lloje aktivitetesh përveçse të njihesh me informacionin e Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta në Qendrën e Vizitorëve si ecje në natyre (rreth 50 km shtigje), vëzhgimi i shpendëve, piknik, vozitje me varkë, kamping, xhiro me biçikleta, kajak dhe vizitë në site arkeologjike dhe ato fetare”.

“Me dhjetëra vizitorë vendas e të huaj, vijnë të vëzhgojnë nga afër shpendët e shumtë që vizitojnë parkun, i cili është i mbrojtur më së miri nga moratoriumi i gjuetisë dhe pylli i dendur”, tha Prence.

Me një kullë panoramike, varka për të shëtitur vijë ujore përgjatë gjithë parkut, pyllin e gjelbëruar dhe me larmishmëri shpendësh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Ishulli i Pelikanit”, Këneta e Madhe ku jeton Pelikani, por edhe shpendë të tjerë dhe Këneta e Vogël, ku kryesisht strehohen flamingot dhe rosat e egra.

Flamingot dhe shpendët e tjerë ujorë, që popullojnë lagunën e Divjakë-Karavastasë, kanë tërhequr vëmendjen e mediave botërore me reportazhet e tyre të shumta për jetën e egër në këtë park.

Me katër kulla panoramike, varka për shëtitje paralel me pyllin e gjelbëruar dhe me pisha mesdhetare, larmishmëri habitatesh janë disa nga aventurat që nuk duhen humbur kur viziton këtë park të rijetësuar.

Vendet më të preferuara nga vizitorët janë “Zona e Oaz-it faunistik ”, Laguna e Karavastasë, ku jeton edhe riprodhohet simboli i Parkut, i vetmi vend folezimi në Shqipëri Pelikani Kaçurrel.

Ky park shquhet për popullatë të shumëllojshme floristike e faunistike, endemike, subendemike, të rralla,të kërcënuara e të rrezikuara në zhdukje. Pylli natyror mesdhetar, me pishë të egër dhe të butë është i vetmi i këtij lloji në vendin tonë në gjendje natyrore.

Peizazhi mahnitës është një nga karakteristikat spikatëse të këtij parku të cilat ndikojnë pozitivisht në ekonominë vendase dhe si portë për zhvillimin e turizmit.

Në park janë evidentuar rreth 25 lloje gjitarësh,rreth 29 lloje zvarranikesh dhe amfibesh (duke përfshirë edhe breshkën e detit ) si dhe rreth 260 lloje shpendësh. Gjithashtu flora përbëhet nga rreth 250 lloje bimësh. Qendra e parkut ndodhet pranë plazhit të Divjakës, afërsisht 1.2 km në jugperëndim të hyrjes së parkut.

Plazhi i Divjakës është një rrip prej rëre të bardhë që kufizohet me një pyll pishash dhe përbën një destinacion të kërkuar plazhi për mijëra turistë. /ATSH

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…