Durazzo-t flenë…

Djaloshi Mozart jepte koncert për ambasadorin Durazzo në vilën e tij në Venecia


Nga Luan Rama

Durazzo-t kanë shekuj që flenë në Chiesa del Jesu. Katër fëmijë, katër engjëj mermeri mbajnë sarkofagun e rëndë me eshtrat e tyre. Çdo të djelë ata dëgjojnë himnet e Zotit. Alleluja !

I afrohem altarit të ngritur prej tyre në këtë kishë të famshme jezuitësh, ndërkohë që prifti mban meshë. Përballë kam emblemat e tyre, shiritat e kuq me tre zambakë. Ngjajnë me shiritat e gjakut, ndërsa fusha blu me hapësirën e detit. Këndej ishin nisur 5 shekuj më parë këta shqiptarë nga Durrësi nëpër udhët e botës, si skllevër që e fituan lirinë në Republikën e vjetër të Gjenovas.

Durazzo-t flenë : tregëtarë, klerikë, bankierë, konsuj e ambasadorë të Gjenovas nëpër Europë, kardinalë si dhe nëntë dozhë të Republikës, kur madje një kohë Gjenova quhej « Republika Durazzino ». Shoh altarin dhe mendoj për forcën e punës, vullnetit dhe të shpirtit. Adhurues të artit, shkencës, kulturës…

Djaloshi Mozart jepte koncert për ambasadorin Durazzo në vilën e tij mbi Canal Grande në Venecia; Van Dyck, mik i familjes së dozhit Durazzo kishte aty atelierin e tij dhe pikturonte dozhin dhe markezet në Palazzo Durazzo. Ja tek më shfaqet dhe kardinali Durazzo me pelerinën e tij të kuqe. Van Dyck pikturonte dozhin Marcello Durazzo apo markezen e bukur Durazzo që sot gjendet në Metropolitan Museum of Art.

Në një tablo tjetër ka përjetësuar Caterina Balbi Durazzo ; Mulinareto dozhin Petro Maria Durazzo apo markezen Annamaria Balbi Durazzo, Parodi markezen Maria Madalenna etj. Në sallonet e Palazzo Durazzo ndereshin në mure tablo të Tiziano-s, Rembrandt, Rubens, Veroneze, Reni… Ja pse ky altar sot më ngjan me një altar arti. Lëvduar këta njerëz që e shtuan lavdinë e Epidamnit të lashtë!

Dal nga kisha i shoqëruar me një Te Deum. I lë të flenë Durazzo-t e famshëm që lanë gjurmë në histori. Përballë ngrihet “Palazzo dei Dogi”, (Pallati i Dozhëve). Nëntë dozhë Durazzo janë ulur aty të udhëheqin republikën në kohë luftrash dhe paqeje.

Dhe unë nxitoj të recitoj në atë pallat të shenjtë dy poezi të miat, në mbrëmjen e Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë. Kushedi, ndoshta do ta dëgjojnë zërin e pinjollit të tyre ardhur nga Shqipëria. Dozhi i fundit këtu ishte Girolamo Durazzo.

Trupin e tij e mban toka e Gjenovas ndërsa zemra, në një urnë, prehet në Panteonin e lavdishëm të Francës, në Paris. Refugjatë që u bënë dozhë, njerëz që dashuruan artin dhe i shërbyen atij.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…