Keidi Bare: I lumtur për fillimin tim të sezonit

Keidi Bare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa është aktivizuar si titullar me Espanyol në dy nga tre ndeshjet e para të LaLiga2.


Keidi Bare e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë sezon teksa është aktivizuar si titullar me Espanyol në dy nga tre ndeshjet e para të LaLiga2.

Madje, në sfidën e fundit fieraku ishte vendimtar pasi dhuroi asistin e golit të vetëm të katalanasve në triumfin ndaj Mirandes në transfertë. Së fundmi, Bare shprehet i lumtur për këtë start të sezonit ndërsa shtoi se tifozët janë një mbështetje e madhe për skuadrën duke e ndihmuar të marrë maksimumin, sidomos në fushën e tyre.

“Shpresoj të vazhdoj kështu edhe përgjatë sezonit, jam duke u stërvitur fort dhe po i bëj gjërat mirë. Këto tre javë gjithçka ka shkuar në rregull. Nuk është e lehtë të fitosh ndeshjet në LaLiga2. Këtu çdo kundërshtar mund të të hapë probleme.

Deri tani ia kemi dalë mirë dhe kemi pësuar pak gola që është shumë e rëndësishme në një kampionat si ky. Mund të përmirësohemi edhe më shumë, por e rëndësishme është që kjo skuadër ka “oreks”, ambicie dhe dëshirë për të fituar.

Tifozët janë lojtari jonë i 12-të. Na shtyjnë shumë në çdo ndeshje dhe ne kemi shumë dëshirë të luajmë kur kemi një stadium të mbushur. Janë aty gjithmonë për ne, ndjehemi krenar për ata”, u shpreh Bare./ supersport

Top Channel

Lexo më shumë nga

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.