30 gushti, një pikë kthese në historinë turke dhe botërore!
Ambasada e Türkiye në Tiranë dha një pritje zyrtare në “Mak Albania Hotel”, me rastin e Ditës së Fitores
101 vjet më parë, më 30 gusht 1922, nën udhëheqjen e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Türkiye moderne, forcat turke shënuan fitoren vendimtare ndaj ushtrisë pushtuese greke, në Betejën e famshme të Dumlupinarit, nga 26 deri më 30 gusht 1922.
Në Tiranë, Ambasada e Türkiye dha në kryeqytetin shqiptar, një pritje zyrtare në “Mak Albania Hotel”, me rastin e 30 Gushtit, ku të pranishëm ishin Ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, përfaqësues të tjerë të institucioneve të turke në Shqipëri, përfaqësues të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, diplomatë të vendeve të ndryshme dhe personalitete nga fusha të ndryshme.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori Atay, tha se 30 Gushti shënon një pikë kthese në historinë turke dhe botërore, e cila e bëri të qartë se Anadolli është atdheu i përjetshëm i një kombi turk.
Nga Tayyar Kağan Atay, Ambasadori i Türkiye në Tiranë
Shkëlqesinj,
Të nderuar komandantë dhe pjesëtarë të Forcave të Armatosura Shqiptare,
Zonja dhe zoterinj,
Është një kënaqësi e madhe t’ju mirëpres të gjithëve dhe ju falënderoj që u bashkuat me ne këtë mbrëmje në festimin e një fitoreje të njohur ushtarake të Ushtrisë Turke, i udhëhequr nga Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1922, i cili përfundoi luftën turke për pavarësi kundër forcave pushtuese në Anadoll.
Me pak fjalë, 30 gushti shënon një pikë kthese në historinë turke dhe botërore, e cila e bëri të qartë se Anadolli është atdheu i përjetshëm i kombit turk.
Lëvizja çlirimtare turke frymëzoi gjithashtu shumë kombe anembanë botës në luftën e tyre për pavarësi.
Kjo fitore unike hapi rrugën drejt lindjes së Republikës moderne Turke në 1923.
Më lejoni të theksoj se Republika e re më pas zbatoi një vizion për të lënë pas kapitullin e betejave dhe për të vënë në themel të politikës së saj të jashtme ruajtjen e paqes ndërkombëtare në fqinjësi dhe më gjerë.
Thënia e famshme e Ataturkut “Paqe në shtëpi, paqe në botë!” është shprehje e kësaj politike paqeje.
Dita e Fitores njihet edhe si Dita e Forcave të Armatosura.
Si një anëtar i NATO-s që nga viti 1952 me Forca të Armatosura të afta dhe moderne, ne kemi qenë një kontribues i qartë për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë dhe më gjerë.
Pas agresionit rus kundër Ukrainës, roli qendror i NATO-s në arkitekturën e sigurisë u rikonfirmua dhe Turqia është një aleate që e bën NATO-n më të fortë, jo vetëm me forcat e saj të armatosura, por edhe me industrinë e saj të mbrojtjes Ne po ndajmë produktet moderne të industrisë turke të mbrojtjes me aleatët tanë, si dhe me Ukrainën. Kjo i bën aleatët tanë dhe NATO-n më të fortë.
Mikja jonë, Shqipëria, është një nga këta aleatë.
Me dronët e armatosur turq që vijnë, Forcat e Armatosura Shqiptare do të kenë aftësi unike goditëse dhe kjo do të rrisë parandalimin e Shqipërisë dhe NATO-s në rajon. Ky është një shembull shumë i mirë bashkëkohor i dy aleatëve që fuqizojnë njëri-tjetrin në rajonin e Ballkanit.
Më lejoni të shpreh edhe faktin se këtë vit ne festojmë njëqindvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Turqisë dhe Shqipërisë.
2023 shënon edhe 100[vjetorin e shpalljes së Republikës së Turqisë.
Shqipëria ishte ndër vendet e para që Republika e re Turke nënshkroi marrëveshje miqësie.
I shpreh mirënjohjen time më të ngrohtë orkestrës frymore të Forcave të Armatosura Shqiptare që na shoqëron këtë mbrëmje. Shume faleminderit Kapiten Babameto!
Me këto mendime në mendjen time, kujtoj me respekt Ghazi Mustafa Kemal Ataturkun, vëllezërit e tij dhe të gjithë dëshmorët tanë që bënë sakrificën më të madhe për kombin tonë.
Allahu i dhuroftë bekimet e Tij mbi të gjithë.
Shkëlqesi, Zonja dhe Zotërinj,
Faleminderit përsëri që u bashkuat me ne sot. Shume faleminderit!