Ahmet Zogu, Mbreti i Shqiptarëve

95 vjet më parë, në 1 shtator 1928, përmes ndryshimit të Kushtetutës, Shqipëria u shndërrua nga Republikë presidenciale në Monarki kushtetuese.


Nga Klodi Stralla

95 vjet më parë, në 1 shtator 1928, përmes ndryshimit të Kushtetutës, Shqipëria u shndërrua nga Republikë presidenciale në Monarki kushtetuese dhe Zogu, nga Kryetar i Republikës u shpall “Mbret i shqiptarëve”. U plotësua kështu gjerdani i fundit i munguar i kurorave ballkanike. Monarkia ekzistoi vetëm 11 vjet dhe u ndërpre dhunshëm nga pushtimi fashist dhe L2B por jo nga rebelimi i shqiptarëve.

Ka shumë analiza e qëndrime te kundërta, për Monarkinë zogiste. Për disa ajo ishte mëshirimi i autoritarizmit në udhëheqje, i korrupsionit në qeverisje, i injorancës në masën e gjerë të popullit dhe orientalizmit në jetën sociale. Për disa të tjerë Monarkia ish forma më e mirë në kushtet e Shqipërisë të kohës. Zogu, për herë të parë, pas grindjeve shterpë të politikanëve shqiptarë për pushtet, formoi dhe konsolidoi tek shqiptarët një frymë dhe krenari kombëtare, duke hedhur hapat e para drejt shtetndërtimit, një sëmundje që shqiptarët po e vuajnë ende sot, këtej dhe andej kufirit shtetëror.

Pashaporta e Mbretërisë e asaj kohe të çonte në çdo vend të botës dhe leku shqiptar (me bazë ari) mirëpritej kudo ku ofrohej. Në Amërike na përfaqësonte Faik Konica, në Itali Eqrem Libohova, në Francë Rauf Fico, ne Londer Fuad Asllani etj. Të gjithë, me kulturën dhe erudicionin e tyre, e nderonin Shqipërinë në sallonet më të njohura të Europës. Zogu, për herë të pare në historinë e tyre, u dha shqiptarëve një legjislacion të tipit perëndimor, duke zëvendësuar Sheriatin Osman, dhe e shtriu zbatimin e Ligjit në çdo cep të vendit.

Për mua L2B ishte një fatkeqësi e madhe për shqiptarët. Nëse Shqipëria nuk do të ish prekur prej saj qeverimi që ndërtoi Zogu në vetëm 15 vjet do të evoluonte gradualisht drejt një shoqërie më të begatë, më të drejtë dhe më të emancipuar. Me vdekjen e brezit të vjetër, të rinj të shkolluar në Perendim do të mernin drejtimin e vendit, sistemi i bejlerëve në fshat do t’i linte vendin fermerit kapitalist, dyqanxhinjtë dhe zanatçinjtë e qyteteve do të qenë pionerët e pare të industrisë të ardhshme dhe profesorët e liceve e kolegjeve me siguri do të mbushnin parlamentin e ardhshëm të vendit.

Por Historia ka trillet e saj: “Ngjarjet diktojnë – njerëzit nënshkruajnë; Ngjarjet shpenzojnë – njerëzit paguajnë – do të shkruante diku Hygoi i madh.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…