Akademia e Manchester City në Durrës, Rama publikon projektidenë

Akademia e Klubit “Manchester City” dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.


Kryeministri Edi Rama, përmes rrjeteve sociale ka ndarë pamje nga projektideja e Akademisë së “Manchetser City”-t, e cila pritet të marrë jetë në qytetin e Durrësit.

“Projektideja e Akademisë së Manchester City-t në Durrës”, theksoi Rama.

Akademia e Klubit “Manchester City” dhe shkolla e tij e futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin. Në fund të prillit, Kryeministri Edi Rama ishte në Angli, ku u nënshkrua marrëveshja me klubin kampion të Europës dhe Anglisë. Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi dhe kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Akademia e “Manchester City”, në Durrës dhe Shkolla e Futbollit synojnë kthimin e Durrësit në një destinacion të talenteve në shkallë kombëtare dhe rajonale. “Kemi marrë ekskluzivitetin që të jemi një qendër për të gjithë rajonin, për vendet e Ballkanit e më gjerë”, bënte me dije Rama pas nënshkrimit të marrëveshjes. “Dhe nëse do të bëhet një akademi e dytë në Ballkan, bashkia e Durrësit do të jetë partnere. Kjo hap edhe një perspektivë tjetër. Hapi paralel është që ne të ngremë grupin tonë Durrës City. Do të jetë një bërthamë që do të zhvillohet në të ardhmen dhe si një skuadër më vete”.

Lexo më shumë nga

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Çfarë duhet të presim nga Donald Trump

Por, çështja është ku do të ndalet dora e Donald Trump?