Partizani eliminohet nga Conference League
Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 në “Elbasan Arena” përballë Astana dhe është eliminuar nga Conference League.
Partizani ka barazuar me rezultatin 1-1 në “Elbasan Arena” përballë Astana dhe është eliminuar nga Conference League.
Ndeshja e vlefshme për ndeshjen e kthimit të “Play Off”, pati shumë rate nga të dyja anët, ndërsa vërshëllima e fundit e gjyqtarit në minutën e 96’, i dha të drejtë skuadrës mike të jetë në shortin e fazës së grupeve të Conference League.
Edhe pse të kuqtë e nisëm mjaft mirë sfidën, duke fituar me rezultatin 1-0 pjesën e parë, falë një goli të shënuar nga sulmuesi shtatëlartë, Bintsouka, me të nisur pjesa e dytë, ishin mysafirët që gjetën rrugën e rrjetës, duke barazuar shifrat. Emrin në listën e golashënuesve e shënoi Marin Tomasov. Ndërkohë duhet theksuar se “Astana” goditi dhe dy herë shtyllën e vendasve. Të kuqtë nga krahu tjetër pretenduan në dy raste për 11 metërsh, por gjyqtari nuk ishte i të njëjtit mendim.
Në fund, sfida u mbyll në barazim 1-1, teksa “Astana” kualfikohet falë fitores së arritur në ndeshjen e parë.