Kampionati botëror në Izrael, Kushi pret katër notarët që do të përfaqësojnë Shqipërinë
Shqipëria do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të Notit në Izrael nga katër notarë të rinj talentuar.
Shqipëria do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror të Notit në Izrael nga katër notarë të rinj talentuar.
Pak ditë para nisjes së kampionatit botëror që do të mbahet në datat 4-9 shtator në Netanya të Izraelit, sportistët zhvilluan një takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ministrja ka ndarë disa momente nga takimi me ta.
“I përgëzova ata së bashku me trajnerin e tyre, Arian Fetishaj dhe presidentin e Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, për arritjet e deritanishme dhe i urova shumë suksese dhe medalje në sfidën e radhës”, shkruan Kushi.
Ministrja Kushi tha se “notarët e rinj të talentuar, Julia, Kaltra, Greisi dhe Endi do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të Notit për të rinj që do të zhvillohet në Netanya të Izraelit në datat 4-9 shtator 2023, ku marrin pjesë mbi 600 notarë nga e gjithë bota”.