Kryediplomatja kanadeze: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Ministrja për Punët e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly po viziton sot Shqipërinë.


Ministrja për Punët e Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly po viziton sot Shqipërinë.

Ajo zhvilloi një takim me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një deklaratë të përbashkët për mediat, pas takimit, Joly uroi Shqipërinë për kryesimin e Këshillit të Sigurisë së Organizatë së Kombeve të Bashkuara.

“Ky është muaj i rëndësishëm në nivel ndërkombëtar sepse do të jetë java e nivelit të lartë kur të gjithë udhëheqësit do të jenë në Nju Jork, por ky është gjithashtu muaji i Shqipërisë sepse Shqipëria do të kryesojë Këshillin e Sigurisë”, tha Joly.

“Siç e dimë shumë mirë bota ka ndryshuar në 18 muajt e fundit. Në të gjithë botën kemi parë rritje të autoritarizmit dhe gjithashtu demokracitë në rrezik. Qëllimi këtu është për të mbështetur demokracitë që ndjejnë luftën e pajustifikuar të Putinit ndaj Ukrainës dhe natyrisht ne jemi në anën e së drejtës së historisë gjithashtu. Ju e dini që demokracia juaj është për vlerat e përbashkëta, për shtetin e së drejtës”, u shpreh Joly.

“Marrëdhënia ndërmjet Kanadasë dhe Shqipërisë është e fortë dhe mbështetet tek respekti dhe partneriteti. Ne festuam 35 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ndërsa marrëdhënia jonë në fakt është e mbështetur në dhjetëra mijëra shqiptarë që janë në Kanada dhe disa mijëra kanadezë që janë në Shqipëri. Dhe në fakt ky është një themel shumë i fuqishëm ku mund të mbështetet qeveria. Dhe kjo vizitë është një mundësi shumë e madhe për të rritur bashkëpunimin”, u shpreh ministrja kanadeze Joly.

“Së bashku Forcat e Armatosura kanadeze dhe shqiptare po shërbejnë në Letoni dhe gjithashtu në forcën e NATO-s në Kosovë. Ne jemi gjithashtu së bashku duke mbështetur Ukrainën dhe qëndrojmë për të drejtat e njeriut në Iran dhe dua t’ju falënderoj për mbështetjen konsistente gjatë gjithë kohës”, u shpreh Joly.

Ajo foli edhe për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore mes dy vendeve.

“Vitin e fundit hyri në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore duke mundësuar që njerëzit që kanë punuar në të dy vendet të marrin pensionet. Ky është një përfitim shumë i madh për qytetarët e të dy vendeve”, u shpreh Joly.

“Ne po punojmë së bashku gjithashtu edhe për një çështje që është shumë e afërt për kanadezët, duke bashkëpunuar për iniciativat e përbashkëta duke përforcuar masat, duke përfshirë edhe mbrojtjen e refugjatëve, sidomos afganët që kanë gjetur mbështetje këtu në Shqipëri”, theksoi Joly.

“Kjo në fakt është vetëm fillimi sepse ne po presim edhe mundësi të tjera dhe ne do të fillojmë negocimin për mbrojtjen e investimeve, për një marrëveshje për këto, që është shumë e rëndësishme për bizneset kanadeze që duan të investojnë këtu dhe gjithashtu për bizneset në Shqipëri që të kenë mundësi të punojnë me investitorët kanadezë. Do të fillojmë negociatat gjithashtu edhe për marrëveshjen e taksimit të dyfishtë”, tha ministrja kanadeze.

Joly foli edhe për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Kanadaja nuk është anëtare e BE, por ne në fakt jemi miq si me Shqipërinë dhe me BE-në, dhe Kanadaja beson që e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Dhe Shqipëria është në rrugën e drejtë. E dimë që asnjë vend nuk mund t’i arrijë të gjitha vetëm, ato që mund t’i arrijmë së bashku”, u shpreh Joly. /ATSH

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.