Balluku takim me eurodeputetin Novakov, diskutojnë për Korridorin 8
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, zhvilloi sot një takim me Andrey Novakov, eurodeputet në EPP.
Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë zhvilloi sot një takim me Andrey Novakov, eurodeputet në EPP.
Balluku bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi Korridorin 8, një rrjet i rëndësishëm europian.
“E informova mbi të gjithë punën që Qeveria Shqiptare po bën për këtë aks, i cili ka një fluks të madh lëvizjeje kryesisht të mjeteve të transportit”, tha Balluku.
Po ashtu, Balluku informoi se në takim u diskutua gjithashtu edhe mbi raportet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Bullgarisë, duke shprehur vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Korridori 8 është një nga dhjetë “korridoret trans-evropiane” të cilat janë konceptuar për të lehtësuar shkëmbimin e mallrave, njerëzve, naftës dhe furnizimeve me energji midis vendeve të BE-së, shteteve të Ballkanit që kanë dalje në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe shteteve të Azisë Qendrore. /ATSH
Me Andrey Novakov, eurodeputet në EPP diskutuam mbi Korridorin VIII, një rrjet i rëndësishëm ??europian, të cilin e…
Posted by Belinda Balluku on Friday, September 1, 2023