Peleshi takon Joly: Mirënjohje për mbështjetjen e Kanadasë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me ministren e Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly.
Peleshi informoi se marrëdhëniet e shkëlqyera dhe forcimi i raporteve dypalëshe ishin në qendër të bisedës me ministren Joly.
“Mirënjohje për gjithë mbështjetjen që Kanadaja i ka dhënë dhe jep vendit tonë, sidomos në sektorë si siguria dhe mbrojtja por mbi të gjitha për mbështetjen e jashtëzakonshme që kontigjenti kanadez që kryeson misionin e NATO-s (Enhanced Forward Presence), i jep togës EOD shqiptare”, tha Peleshi.
Marrëdhëniet e shkëlqyera dhe forcimi i raporteve dy-palëshe, në qendër të bisedës me Ministren e Jashtme te Kanadasë,…
Posted by Niko Peleshi on Friday, September 1, 2023