Shqipëria merr presidencën e KS të Kombeve të Bashkuara, Osmani uron Begajn dhe Ramën
Osmani: Është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Misionin e Përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, pasi Shqipëria merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Osmani ka shkruar, se në këtë kohë vendimtare për paqen dhe sigurinë, është e rëndësishme që Kosova dhe Shqipëria të vazhdojnë të qëndrojnë të bashkuar në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike globalisht.