Veliaj: Driton Kuka, trajneri kampion olimpik i Majlinda Kelmendit merr pasaportën shqiptare

Katër shtetas të rinj, tre prej të cilëve nga Kosova, u betuan dhe morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës.


Katër shtetas të rinj, tre prej të cilëve nga Kosova, u betuan dhe morën nënshtetësinë shqiptare në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Mes tyre dhe Driton Kuka, trajneri kampion olimpik i Majlinda Kelmendit në xhudo që ka nxjerrë kampione bote dhe europe.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në fjalën e tij, tha se “për të qenë një nënshtetas i mirë sot nuk kërkohet ndonjë sakrificë, por mjafton të jesh një qytetar i mirë dhe të flasësh mirë për vendin tënd”.

Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Kosova po njohin sot ditët e tyre më të mira, duke e vënë theksin në numrin e madh të turistëve të ardhur në Tiranë, e të mediave që flasin mirë për vendin tonë.

“Sot nuk janë gjërat perfekte as në Shqipëri, as në Kosovë, por di të them se po jetojmë ditët tona më të mira. Pasi të bëni betimin si shtetas shqiptarë do të dilni nga kjo zyrë dhe do të shikoni Sheshin “Skënderbej”, që mban emrin e heroit tonë, njerëz që flasin çdo gjuhë. Sot po jetojmë ditët më të mira, ku në Tiranë nuk ka vend për hotele. Po jetojmë ditët tona më të mira kur krejt mediat botërore, falë edhe çikave tona në sport dhe muzikë, po flasin kaq mirë për vendin tonë. Ndonjëherë, ne harrojmë të flasim aq mirë për vendin tonë, por sikur secili prej nesh të flasë nga goja e tij me të njëjtën gjuhë prej mjalti, që flet secili prej turistëve kur intervistohet në rrugë, me dashuri për Shqipërinë, do ishim edhe më mirë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj tha se “besoj se ky është një moment për të reflektuar e për ta trajtuar pasaportën e Shqipërisë, jo vetëm si një leje kalimi për të thjeshtuar pak kufijtë, as si një kartolinë për ta vendosur në mur si medalje, por si nënshkrimi i një misioni dhe i të qenit e një skuadër, se ku rrëzohemi bashkë, edhe ngrihemi bashkë, jemi më të fortë”.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.