Balluku: Gjashtë projekte strategjike të rëndësishme me EBA-n
Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takon ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Reem Ebrahim Al Hashimy.
Zv. Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës që po zhvillon në Emiratet e Bashkuara Arabe, pati një takim me ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Reem Ebrahim Al Hashimy.
Në këtë takim, Balluku dhe Al Hashimy diskutuan mbi 6 projekte strategjike, të rëndësishme, të cilat do t’i prezantohen publikut në ditët në vijim.
“Me Ministren për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Reem Ebrahim Al Hashimy, diskutuam mbi 6 projekte strategjike, të rëndësishme për vendet tona, të cilat do të kemi kënaqësinë ti prezantojmë para publikut në ditët në vijim”, u shpreh Balluku në një postim në rrjetet sociale.
Balluku nënvizoi se, “rritja dhe forcimi i mëtejshëm i partneritetit mes Shqipërisë dhe EBA mbetet gjithmonë një prioritet”.