Risia e turizmit në Shqipëri, Rama: TEA, guidë frymëzuese për mijëra turistë

Kalendari turistik në Shqipëri ishte një tjetër risi e këtij sezoni turistik në vendin tonë


Kalendari turistik në Shqipëri ishte një tjetër risi e këtij sezoni turistik në vendin tonë e formësuar përmes aplikacionit digjital “TEA” (Tourism Events of Albania). Aplikacioni u kthye në një udhërrëfyes të axhendës turistike në Shqipëri për turistët e huaj dhe vendas të cilët zgjodhën vendin tonë për të kaluar pushimet

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e së dielës ndau në rrjetet sociale një video, ku nënvizon se TEA është kthyer në një guidë për mijëra vizitorë që erdhën në Shqipëri, për t’u informuar mbi axhendën e aktiviteteve kulturore, koncerteve, aktivitete sportive…etj, që mbahen në vendin tonë.

MIRËMËNGJES ?

dhe me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bënë këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë?

Posted by Edi Rama on Saturday, September 2, 2023

“Me udhëtimin e TEA që vazhdon, pasi kapërcyem kufijtë dhe e kthyem në një guidë frymëzuese për mijëra turistë, që e bën këtë aplikacion pjesë të pushimeve dhe eksperiencës së tyre unike në Shqipëri, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Këtë sezon turistikë janë regjistruar mbi 1 110 evente në të gjithë Shqipërinë, të publikuara në TEA. Evente të kategorive të ndryshme, Art Fest, Trashëgimi Kulturore, Festivale Muzikore, Sport, Koncerte, Folklor, Festa Lokale, Arte Pamore, Agroturizëm e Kulinari dhe Teatër.

Aplikacioni TEA mund të shkarkohet në “Play Store” për celularët Androit dhe “Apple Store”, për telefonat “Iphone”. Tourism Events of Albania është aplikacioni i parë i krijuar në Shqipëri, dosi një calendar për të gjitha eventet që jetësohen në Shqipëri.

Lexo më shumë nga

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“Bolonja”… Universiteti i parë në botë!

Universiteti i Bolonës është themeluar në vitin 1088, ai i Parisit, në 1160.