Rama: Shqipëria me rritjen më të madhe të pasagjerëve në rrugë ajrore, lajm fantastik
Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që ka vendosur Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%,
Shqipëria në korrik ka arritur të ketë rritjen më të lartë të numrit të pasagjerëve në trafikun ajror. Rritja është certifikuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve që ka vendosur Shqipërinë në vendin e parë me rritjen më të madhe +116%, e ndjekur nga Armenia, me një rritje +70% në krahasim e me vitin 2019.
Kryeministri Edi Rama, duke postuar në rrjetet sociale klasifikimin e përpiluar na Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve, e cilëson këtë një lajm fantastik.
“Lajm fantastik! Tabela e Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të korrikut tregon se kur bëhet fjalë për performancën e vendit në trafikun e pasagjerëve kundrejt 2019-ës, Shqipëria qëndron sërish në vendin e parë me një rritje të pabesueshme 116%! Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë. Le të vazhdojmë të ngjitemi në lartësi të reja!”, deklaroi Rama.
Vendi ynë përjetoi këtë sezon veror bum turistik me rritjen e madhe të numrit të turistëve që e preferuan për të kaluar pushimet.