Manastirliu: Mbi 50 mijë pushues dhe turistë morën shërbim në qendrat shëndetësore verore

Në të gjithë vendin në këto qendra shëndetësore verore ofrohen shërbime, vizita, konsulta, mjekime


Më shumë se 50 mijë pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura nga veriu në jug përgjatë këtij sezoni turistik.

Shifrën e bëri të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila në një postim në rrjetet sociale theksoi se 97 % e pushuesve nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit.

“Punë fantastike e mjekëve dhe infermierëve të 30 qendrave shëndetësore verore dhe ekipit të Urgjencës Kombëtare për shërbimin në kohë dhe me cilësi duke përballuar më së miri fluksin e jashtëzakonshëm të këtij sezoni turistik”, u shpreh Manastirliu.

Në të gjithë vendin në këto qendra shëndetësore verore ofrohen shërbime, vizita, konsulta, mjekime, me përforcim të personelit shëndetësor, me stafe të cilat trajnohen në vazhdimësi, për të menaxhuar rastet urgjente, e po ashtu përforcim me barna dhe materiale mjekësore.

?⛰ ??‍♀️ ? Më shumë se 5️⃣0️⃣ MIJË pushues dhe turistë kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore të hapura nga…

Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, September 3, 2023

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.