Nikoll pret Wisner: SHBA, mbështetje për institucionet demokratike të Shqipërisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri.

Nikolla vuri në dukje se SHBA janë partner strategjik dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryeparlamentarja Nikolla dhe i Ngarkuari me Punë David Wisner biseduan për prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe bashkëpunimin për konsolidimin e demokracisë, thellimin e avancimin e reformave dhe ishin të një mendimi se qeverisja e përmirësuar dhe avancimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për integrimin dhe kontributin e Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.

Ndërkaq, në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë, thuhet se takimi u zhvillua për të diskutuar fillimin e sezonit të ri parlamentar, si dhe për të ripohuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet demokratike të Shqipërisë.

“Ata ranë dakord që qeverisja e përmirësuar, veçanërisht në lidhje me reformën në drejtësi është thelbësore në përpjekjet e Shqipërisë për të pasur sukses brenda bashkësisë euroatlantike”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…