Miratohet marrëveshja me Sllovakinë për eliminimin e tatimit të dyfishtë

Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme.


Në drejtimin e kryetares Mimi Kodheli, u mblodh ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme.

Komisioni mori në shqyrtim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Sllovakisë, për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe parandalimin dhe shmangien e evazionit tatimor”.

Të ftuar për të prezantuar këtë projektligj ishin zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Vasilika Vjero, Zarina Taja, drejtor, Drejtoria e Politikave dhe Harmonizimit Fiskal të Legjislacionit për Tatimet Direkte dhe Taksimin Ndërkombëtar dhe Dorina Toro, përgjegjës sektori, Drejtoria e Politikave dhe Harmonizimit Fiskal të Legjislacionit për Tatimet Direkte dhe Taksimin Ndërkombëtar.

Gjatë fjalës së saj në komision, zëvendësministrja Vjero deklaroi se ky projektligj ka për qëllim nxitjen dhe garantimin e zhvillimit ekonomik midis vendeve.

“Në vijim të rekomandimeve të BE-së do të duhet të fillojmë negociatat edhe me vende të tjera dhe për të propozuar marrëveshje të këtij lloji. Qëllimi është rritja e lëvizjes së lirë dhe për të ndihmuar të bërit biznes. Marrëveshja do të krijojë një bazë të plotë ligjore për trajtimin e individëve dhe bizneseve”, u shpreh Vjero.

Relatorja e çështjes, Etilda Gjonaj, nënvizoi se, “një pjesë e rekomandimeve të BE-së lidhet me këto marrëveshje që bëhen midis shteteve. Fitojnë respektivisht shtetasit e të dy vendeve, do të inkurajoja ministrinë për nënshkrimin dhe ratifikimin e më shumë marrëveshjeve të tilla midis shteteve.”

Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Marrë nga ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.