Spiropali takon Sekretarin e Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi: Në fokus forcimi i bashkëpunimit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, takon Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është takuar të enjten me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spiropali, bëri të ditur se në qendër vëmendjes gjatë takimi ishte forcimi i bashkëpunimit dhe partneritetit të Shqipërisë në këtë organizatë.

“Kënaqësi të takoja sot Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev”, shkruan Spiropali.

“Bashkëpunimi i deritanishëm i Shqipërisë me këtë organizatë të rëndësishme rajonale dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti, ishin në fokus të diskutimit”, vijon Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, u krijua si rezultat i ndryshimeve të mëdha politike të fillim viteve ’90. Më 25 qershor 1992, në Stamboll u nënshkrua Deklarata e Bosforit, një dokument që përmban parimet themelore të vendeve firmëtare dhe Deklarata e Samitit për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi i cili përbën dokumentin që përmbledh objektivat kryesore të kësaj organizate ekonomike rajonale. Në këtë formë u krijua zyrtarisht një proces i ri bashkëpunimi rajonal me marrëveshjen e njëmbëdhjetë vendeve, mes të cilave edhe Shqipëria. Pas më pak se një viti, më 26 shkurt 1993 në Stamboll, u nënshkrua dimensioni parlamentar i kësaj organizate përmes Deklaratës së Themelimit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Sot kjo Asamble përbëhet nga 76 parlamentarë që përfaqësojnë 12 shtetet anëtare në BSEC (Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bullgaria, Gjeorgjia, Greqia, Moldavia, Rumania, Rusia, Serbia, Turqia dhe Ukrahina). Si një organ konsultativ ndërparlamentar, Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi, siguron bazën ligjore për bashkëpunimin ekonomik, tregtar, social, kulturor dhe politik ndërmjet vendeve anëtare, miraton legjislacionin e nevojshëm për zbatimin e vendimeve të marra nga Kryetarët e Shteteve apo Qeverive ose nga Ministrat e Punëve të Jashtme, ofron asistencë parlamenteve kombëtare në mënyrë që të forcojë demokracinë parlamentare dhe nxit bashkëpunimin me organizata të tjera ndërkombëtare dhe rajonale.

Asambleja e Përgjithshme mblidhet dy herë në vit, në sesionin e pranverës që zhvillohet në qershor dhe në sesionin e vjeshtës që mbahet në dhjetor. Këto janë aktivitete më të rëndësishme të dimensionit parlamentar të organizatës, ku gjatë sesioneve, përveç seancave plenare të Asamblesë së Përgjithshme zhvillohen edhe takimet e Byrosë dhe mbledhjet e Komisionit të Përhershëm. Asambleja zhvillon punimet e saj në vendin që mban presidencën e radhës, e cila ndryshon me rotacion çdo 6 muaj dhe drejtohet nga Kryetari i parlamentit të vendit që ka presidencën. Propozimet e Komisionit të Përhershëm, rekomandimet, deklaratat, opinionet, vendimet dhe raportet e Komisioneve si dhe zgjedhja e kandidatëve për Byronë paraqiten për miratim gjatë seancës plenare të Asamblesë së Përgjithshme. Këto dokumente i përcillen organizatës të BSEC për takimet që zhvillojnë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare, i përcillen gjithashtu parlamenteve e qeverive të shteteve anëtare dhe organizatave ndërkombëtare. Shqipëria ka kryesuar për herë të parë Asamblenë më 11-13 dhjetor 1994. Më pas ajo ka patur presidencën e radhës më 6 – 8 Qershor 2000, më 22-24 Nëntor 2005 dhe më 21-23 nëntor 2011. Në 6 – mujorin e parë të vitit 2018, Shqipëria do të kryesojë Asambleja Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi për të pestën herë.

Komisioni i Përhershëm Komisioni i Përhershëm përbëhet nga Presidenti i Asamblesë, Zv/Presidentët, kryesuesit e tre Komisioneve dhe Kryetarët e Delegacioneve Kombëtare. Në mbledhjet e Komisionit të Përhershëm, kryetarët e parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare që nuk janë pjesë e delegacioneve të tyre kanë statusin e të ftuarit të veçantë. Pjesë e këtij komisioni është edhe Z. Andrea MARTO ku ka si rolin e Zv. Presidentit të kësaj Asambleje ashtu edhe atë të Kryetarit të Delegacionit të Shqiperisë pranë këtij forumi. Komisioni i Përhershëm mbikëqyr zbatimin e vendimeve të Asamblesë, harton rendin e ditës, kalendarin e punimeve, përcakton vendin e mbledhjeve të Asamblesë, koordinon aktivitetet e tre Komisioneve të tjera, miraton buxhetin, siguron koordinimin ndërmjet organizatës së BSEC dhe PABSEC dhe bashkëpunimin e Asamblesë me organizata të tjera ndërkombëtare. Vendimet që merr Komisiononi i Përhershëm janë me konsensus, sipas parimit të unanimitetit.

Byroja e Asamblesë përbëhet nga Presidenti dhe 6 Zv. Presidentë, ku anëtar është edhe Z. Andrea MARTO në rolin e një prej Zv. Presidentëve. Ky organ i Asamblesë garanton zbatimin e vendimeve të Komisionit të Përhershëm, funksionimin efektiv të Asamblesë dhe takimet e Komisionit të Përhershëm. Byroja përcakton axhendën dhe vendin e mbledhjes së Komisionit të Përhershëm dhe merr vendime për përfaqësuesit e PABSEC ose vëzhguesit në organizime të tjera ndërkombëtare. Byroja e Asamblesë mblidhet dy herë në vit gjatë sesioneve të Asamblesë, para zhvillimit të seancave plenare, dhe merr vendime me shumicë të thjeshtë votash. Takimet e byrosë mbahen në sallën e parlamentit të vendit që ka presidencën e radhës. Komisionet Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ka 3 komisione të specializuara: Komisioni për Çështjet e Ekonomisë, Tregëtisë, Teknologjisë dhe Mjedisit; Komisioni për Çështje Ligjore dhe Politike, dhe Komisioni për Kulturën, Arsimin dhe Çështjet Sociale. Secili komision zgjedh nga radhët e anëtarëve kryetarin dhe dy nënkryetarët si dhe cakton një raportues për çdo çështje. Çështjet që trajtohen në komision janë të zgjedhura nga një listë e hartuar dhe përditësuar periodikisht sipas planeve kryesore të axhendës së organizatës së BSEC. Raportet përfundimtare dhe draft rekomandimet e komisioneve të specializuara miratohen me shumicë absolute dhe përcillen në Asamblenë e Përgjithshme për diskutim dhe miratim. Presidenti Presidenti i Asamblesë është kryetari i parlamentit që ka presidencën e radhës dhe vepron si përfaqësuesi më i lartë i Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Ai kryen një rol të ngjashëm, si në drejtimin e seancave plenare ashtu edhe në mbledhjet e Byrosë dhe ato të Komisionit të Përhershëm. Presidenti i Asamblesë gjithashtu, përfaqëson Asamblenë në Samitin e BSEC, takimet e Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BSEC dhe në organizime të tjera ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm Sekretari i Përgjithshëm dhe tre Zëvendës Sekretarët, me propozim të Byrosë, zgjidhen nga Asambleja e Përgjithshme për një mandat 3 – vjeçar. Sekretariati Ndërkombëtar Sekretariati Ndërkombëtar i PABSEC i vendosur në Stamboll është një organ ekzekutiv dhe teknik që merret me organizimin e të gjitha takimeve, përgatitjen e projekt dokumenteve dhe qarkullimin e tyre. Ai gjithashtu shërben si një urë komunikimi mes delegacioneve parlamentare të PABSEC, të Asamblesë me BSEC dhe të Asamblesë me institucione dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Bashkëpunimi me Organizata të tjera Ndërkombëtare Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi ka ndërtuar marrëdhënie me organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe asamble parlamentare, shumë prej të cilave kanë statusin e vëzhguesit si Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, Asambleja ndër-parlamentare e Shteteve të Pavarura të Komonuelthit (IPACIS), Parlamenti Europian, Unioni Ndër-parlamentar (IPU), Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Bashkimit Bjellorusi-Rusi (PA UBR), Dimensioni Parlamentar i Nismës së Europës Qendrore (PD CEI), Bashkimi Parlamentar i Vendeve Islamike (PUN), Asambleja ndër-parlamentare e Ortodoksisë (IAO), Asambleja Parlamentare e Vendeve Turqisht – Folëse (TURKPA), Konferenca Parlamentare e Detit të Balltikut (BSPC), Rrjeti Parlamentar për Bankën Botërore dhe Asambleja Parlamentare e Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP PA).

Asambleja gjithashtu mori statusin e vëzhguesit në Asamblenë Parlamentare të Azisë (APA), nënshkroi Protokollin e Bashkëpunimit me Asamblenë ndërparlamentare të Shteteve të Pavarura të Komonuelthit (IPACIS) dhe firmosi Memorandumin e Mirëkuptimit me Asamblenë Parlamentare të Mesdheut (PAM), duke thelluar kështu bashkëpunimin ndërparlamentar rajonal. Një prioritet i aktiviteteve të Asamblesë është forcimi i bashkëpunimit me Parlamentin Europian dhe në vitin 2007, PABSEC krijoi Delegacionin e Përhershëm në Parlamentin Europian. Delegacioni i Përhershëm i Kuvendit të Shqipërisë në BABSEC merr pjesë rregullisht në sesionet dhe aktivitetet e tjera të organizatës. Ky informacioni u mor dhe u përpunua nga faqja zyrtare e Asamblesë Parlamentare të BEDZ dhe arkiva e Kuvendit të Shqipërisë./ATSH

Anëtarët nga Shqipëria:
Petro Koçi PS
Paulin Sterkaj PS
Pranvera Resulaj PS
Helidon Bushati PD

Anëtarët Zëvendësues:
Luan Duzha, PS
Jurgis Çyrbja, PS
Mirela Pitushi, PS

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.