Rama takon Sorecan, në fokus Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë dhe integrimi

Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte me ambasadorin Luigi Soreca, në cilësinë e Të Ngarkuarit me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të enjte me ambasadorin Luigi Soreca, në cilësinë e Të Ngarkuarit me Punë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Përmes rrjeteve sociale, Bashkimi Europian ka dhënë detaje mbi takimin e zhvilluar. Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte mbështetja e familjes europiane për integrimin e vendit tonë në BE, dhe po ashtu është diskutuar dhe mbi punën përgatitore mbi përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë.

“Ambasadori Luigi Soreca u takua sot me Kryeministrin Edi Rama në fillim të mandatit të tij të përkohshëm si I Ngarkuari me Punë a.i. në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri”, bënë të ditur zyra e shtypit e BE.

“Në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ambasadori Soreca konfirmoi mbështetjen e plotë të BE-së për Shqipërinë për të konsoliduar progresin e arritur deri tani, intensifikimin e mëtejshëm të procesit të reformave në muajt në vijim dhe thellimin e transformimit të vendit në rrugën e tij drejt BE-së”, vijon njoftimi.

“Gjithashtu u diskutua për përgatitjen e Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Tiranë”, përfundon njoftimi.

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.