Partneriteti për Qeverisje të Hapur, Ekonomi: Shqipëria me Plan Veprimi 2023-2025, me tematika të reja

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, po merr pjesë në Samitin e 8-të Global për Partneritetit e Qeverisje të Hapur, që nisi dje punimet dyditore, në kryeqytetin e Estonisë, Tali.


Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, po merr pjesë në Samitin e 8-të Global për Partneritetit e Qeverisje të Hapur, që nisi dje punimet dyditore, në kryeqytetin e Estonisë, Tali.

Në kuadër të këtij eventi të rëndësishëm Ekonomi, zhvilloi takime me Paul Maassen, Sekretar i Përgjithshëm në Sekretariatin e OGP Bruksel dhe Sandra Pernar.

“Ishte kënaqësi të dëgjoje përgëzimet e tyre për arritjet e Shqipërisë në këtë bashkëpunim dhe për të biseduar mbi tematikat strategjike të programit të OGP për periudhën 2023-2028”, u shpreh Ekonomi.

Ministrja tha se, ata vlerësuan progresin digjital të Shqipërisë në fushën e komunikimit me OSHC si dhe faktin që vendi ynë po shton përpjekjet për ngritjen e një komuniteti të ndërlidhur reformuesish. Por gjithashtu vijoi ajo, evidentuan progresin kolektiv për implementimin e qeverisjes së hapur e frymëzimi i inovacionit.

“Plani i Veprimit 2023-2025 i Shqipërisë për zbatimin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur synon të zhvillojë angazhime të reja për tematikat e antikorrupsionit, aksesit në drejtësi, transformim digjital dhe inovacion, transparencën etj.”, u shpreh Ekonomi. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…