Qendra e Monitorimit të Trafikut, Balluku: Investim inovator në shërbim të sigurisë kombëtare

Shqipëria po bëhet gati të aplikojë një sistem inteligjent të monitorimit të trafikut rrugor.


Shqipëria po bëhet gati të aplikojë një sistem inteligjent të monitorimit të trafikut rrugor.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, inspektoi sot ecurinë e punimeve në kantierin ku po ngrihet Qendra e Monitorimit të Trafikut rrugor.

Balluku tha se, ky është një nga projektet më interesante që ARRSH dhe MIE po investon, në përgjigje edhe të kërkesave të BE-së për sa i takon kontrollit të trafikut rrugor në Shqipëri.

“Duke qenë se Shqipëria, është bërë pjesë edhe e korridoreve paneuropiane, ku ndërtimi i Korridorit Blu dhe atij të 8-të, e fut Shqipërinë në hartën europiane të menaxhimit të trafikut, do të na duhet gjithashtu, t’i përgjigjemi me të njëjtat kushte sigurie përmes QMT-së”, theksoi ajo.

Objekti i QMT shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 1500 m2 mbi tokë, ndërsa 500 m2 të tjerë janë ndërtuar nën tokë dhe do të shërbejnë për vendosjen e serverave dhe materialeve teknike.

Balluku tha se, “Qendra e Monitorimit të Trafikut parashikon të nisë funksionimin në janar të vitit 2024 dhe kjo qendër nuk do t’i shërbejë vetëm sigurisë rrugore, por edhe sigurisë kombëtare”.

Në këtë qendër do të punojnë ekipe të disa prej skuadrave të institucioneve që kanë lidhje me transportin rrugor. Sistemi parashikon vendosjen e kamerave dhe sensorëve të teknologjisë së fundit dhe të një serë pajisjesh të tjera teknologjike, në akset më të frekuentuara dhe në fazën e parë, do të mbulohen 200 km rrugë, për t’u zgjeruar në të ardhmen në monitorimin e 3600 km, apo dhe më shumë.

Zbatimi i kësaj strategjie ndihmon që korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë të bëhen pjesë e një sistemi të sigurtë, të integruar dhe multimodal të transportit ndërevropian.

Në QMT përfshihen 6 institucione, të cilat do të operojnë në një vend sipas fushave të përgjegjësisë, ku pa dyshim Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit kanë rol të rëndësishëm.

Balluku vlerësoi ecurinë e punimeve dhe cilësoi këtë një investim inovator që i shërben monitorimit shtetëror të trafikut dhe sigurisë kombëtare.

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"