Shqipëria tejkalon shifrën e 7 milionë turistëve gjatë këtij viti

Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.


Mbi dy milionë vizitorë të huaj janë regjistruar gjatë muajit Gusht të këtij viti, ose 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj.

Kjo shifër i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.

“7.190.410 vizitorë të huaj kanë ardhur në Shqipëri gjatë periudhës Janar−Gusht 2023 ose 27% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022”, saktësohet në grafikët e bërë publikë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

“Një shifër që kurorëzon punën e të gjithëve, të ekipit të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të bashkive, turoperatorëve e mbi të gjitha të çdo hotelieri dhe profesionisti në sektor, që ka investuar me përkushtim në ngritjen e reputacionit të Shqipërisë turistike”, shkruan ministrja Kumbaro.

Gjatë vitit 2023, përveç shifrave të larta, Shqipëria ka përjetuar edhe një ‘bum’ të promovimit mediatik botëror të potencialeve të saj turistike, deri tani shumë pak të zbuluara për botën.

Përveç vizitorëve nga Kosova, që mbajnë vendin e parë në të njëjtat shifra si vitin e kaluar, gjatë këtyre muajve tregje interesante paraqiten Spanja, Italia, Turqia, Mali i Zi, Franca, etj./tvklan.al

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.