“A short trip” i Erenik Beqirit, filmi i shkurtër më i mirë në Festivalin e Venecias
Ministrja Margariti: Një lajm i shkëlqyer për kinemanë shqiptare
Një film shqiptar triumfon në Bienalen e Venecias.
Filmi i regjisorit Erenik Beqiri, “A short trip” (Një udhëtim i shkurtër) u shpall filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në La Biennale di Venezia, në kategorinë “Orizzonti”.
“Urime Erenik Beqiri për një tjetër sukses! Një lajm i shkëlqyer për kinemanë shqiptare”, shkroi ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale.
?? Filmi i një regjisori shqiptar triumfon në Bienalen e Venecias!
Urime Erenik Beqiri për një tjetër sukses!"A short…
Posted by Elva Margariti on Saturday, September 9, 2023
Filmi i tij garoi së bashku me 12 filma të tjerë në kategorinë “Orizzonti Cortometragio” dedikuar filmave që përfaqësojnë tendenca të reja estetike dhe shprehëse të kinematografisë botërore, me fokusin tek talentet e rinj dhe kinematografitë më pak të njohura.