Kuvendi miraton dekretet, Igli Hasani ministër i Jashtëm
Kuvendi votoi me shumicë votash dekretet e Presidentit për shkarkim dhe emërim të disa ministrave.
Kuvendi miratoi sot ndryshimet në qeveri.
Kuvendi votoi me shumicë votash dekretet e Presidentit për shkarkim dhe emërim të disa ministrave.
Kështu, Kuvendi miratoi me 95 vota pro dhe 1 kundër shkarkimin nga detyra të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Kuvendi miratoi me 110 vota pro shkarkimin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim shkarkimin e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Kuvendi miratoi me 107 vota pro, shkarkimin e ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca.
Kuvendi miratoi me 102 vota pro dhe 4 kundër, shkarkimin e ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali.
Kuvendi miratoi me 98 vota pro, 2 abstenime dhe 2 kundër shkarkimin e ministres së Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, Milva Ekonomi.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 35 kundër emërimin e Arbian Maznikut si ministër Shteti për Pushtetin Vendor.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 1 abstenim dhe 32 kundër emërimin e Albana Koçiut si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 33 kundër emërimin e Igli Hasanit si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Kuvendi miratoi me 72 vota pro, 1 abstenim dhe 35 kundër emërimin e Ogerta Manastirliut si ministre e Arsimit dhe Sportit.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro dhe 27 kundër emërimin e Anila Denajt si ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,
Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 1 abstenim dhe 5 kundër projektvendimin “Për lirimin nga detyra të Ervin Metes si kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare si dhe nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv”.