“Perdet e hekurta” qofshin me tulla, qofshin digjitale, janë të destinuara të rrënohen

Kur dikush bllokon rrugën, askush nuk rri duarkryq, por mëson dhe vepron, dhe në fund ia del…


Nga Dr. Marsela Musabelliu

Në vitin 1946, fjalët e famshme të Winston Churchill – Nga Balltiku deri në Adriatik, një perde hekuri ka zbritur në të gjithë kontinentin – ishin paralajmëtaret e Luftës së Ftohtë, një realitet që botës i solli vetëm ndarje të mëdha, konflikte dhe regres.

Dekada më vonë, ndarja e madhe po kërkohet sërish, pasi rivaliteti teknologjik në botën e sotme po bëhet gjithnjë e më intensiv. Duket sikur fushëbeteja digjitale dhe inteligjencës artificiale po luhen më shumë në deklarata politike se sa në laboratorët shkencorë. Fjalët kyçe tashmë janë çipat ose gjysmëpërçuesit. Nëse tensionet mes ShBA-së dhe Kinës do ta ndajnë botën në dysh, duket se gjithnjë e më shumë ato trnshetë do të vërtiten rreth teknologjisë, shënonte një artikull i Bloomberg para tre vitesh.


CFP

Huawei dhe arritja e madhe

Deri më sot, ShBA-të kontrollojnë tregun dhe furnizimin e çipave më të avancuar. Në fund të gushtit 2023, gjiganti i teknologjisë së Kinës Huawei dhe një lider global në teknologjinë 5G, duke mposhtur sanksionet amerikane hodhi në treg një smartphone të ri. Ai quhet “Mate 60 Pro” dhe ka në brendësi të tij një çip tejet të avancuar, i cili është me të vërtetë një arritje e madhe. Ky çip mbështetet në teknologjinë më të fundit 5G dhe shpejtësia e tij është në të njëjtin nivel me iPhone-ët e fundit, dhe e gjitha kjo u arrit pavarësisht kufizimeve të ShBA-së, që ka sanksionuar drejtpërdrejtë Huawei. Telefoni i ri i Huawei funksionon me një çip të prodhuar nga kompania kineze SMIC dhe ekspertët e quajnë këtë çip “Kirin 9000s i ri” dhe është quajtuar ndryshe “një kryevepër mikroskopike”. Ky proces është kompleks dhe me precizion të lartë, pra nuk është një aftësi e lehtë për t’u zotëruar.

Huawei dhe prodhuesi i çipave në Kinë kanë ndërtuar një procesor të avancuar për të fuqizuar smartfonin e saj më të fundit. Është një shenjë se kompania po bën përparim më të shpejtë në këtë fushë, në një përpjekje mbarëkombëtare për të kapërcyer sanksionet. Duke qenë se Huawei ka qenë në qendër të intensifikimit të kufizimeve tregtare të ShBA-së ndaj bizneseve kineze, kjo teknologji, e “Mate 60 Pro” po duket shumë e lartë për të dalë nga një kompani në shënjestër sanksionesh. Inxhinierë nga gjithë bota, e “çmontuan” dhe panë se është një telefon shumë i arrirë dhe më tej kishte shumë kureshtje mbi çfarë lloj teknologjie ishte përdorur saktësisht brenda telefonit. Ata zbuluan se ka një gjysmëpërçues të avancuar brenda që është bërë nga SMIC (Semiconductor Manufacturing International Corp) dhe që nuk dihej nga pjesa tjetër e botës se Kina i kishte këto lloj aftësish prodhuese. Dhe më e rëndësishmja është se në Kinë qenkan në gjendje të prodhojnë një procesor që ishte shumë më i avancuar nga sa kishin parashikuar inxhinierët në Perëndim. Pra, me pak fjalë kjo është një shenjë e përparimit të Kinës për të kapërcyer kufizimet e vendosura nga ShBA-të, veçanërisht për një kompani si Huawei, e cila është në “listën e zezë” nga qeveria amerikane. Kjo do të thotë se Kina po ecën më shpejt nga sa kishte parashikuar pjesa tjetër e botës për të lëvizur në këto ujëra.


Meng Wanzhou, Shefja Financiare e Huawei-së dhe nën-kryetarja e bordit të kompanisë/CFP

Edhe mes vështirësive, sërish sukses

Vitin e kaluar, administrata e Biden vendosi kontrolle të eksportit në Kinë dhe po përpiqej të ndalte aksesin që Kina ka dhe do të kishte në të ardhmen në çipa që ishin më të sofistikuar se 14 nanometër NM (që është rreth shtatë vjet përtej teknologjisë më të fundit). Dhe tani Kina ka treguar se ajo mund të prodhojë çipa shtatë nanometërsh, që u panë në “Mate 60 Pro”. SMIC u ndalua nga ShBA për të blerë makineri të nevojshme për prodhimin e çipave 7 NM në fund të vitit 2020. Më tej ka kërkuar të ndalojë eksportin e çipave 7NM në Kinë, por përfshirja e çipit në telefonin Huaweo sugjeron që përpjekjet e prodhimit vendas të Kinës në këtë sektor janë më të avancuara sesa mendohej më parë. Kjo është një shenjë se në Kinë janë në gjendje të bëjnë përparim në këtë fushë ku kundërshtari është përpjekur të kufizojë aftësinë e tyre në mënyrë maksimale.

Por, a do të ndikojë kjo në përplasjen gjeopolitike midis Pekinit dhe Uashingtonit nëse Pekini ecën më shpejt më vete sesa mendohej, a e kufizon kjo efektivitetin e sanksioneve të Uashingtonit? Sigurisht që kjo situatë po tërheq vëmendjen e administratës Biden, në veçanti Departamentit të Tregtisë, i cili ka qenë në krye të përpjekjeve për të vendosur këto kufizime. Është një shenjë se sanksionet që ata kanë në fuqi tani mund të mos jenë aq efektive sa mendonin se kishin qenë në të kaluarën.

Por nuk është hera e parë që ndodh kështu, ShBA përdori bllokada për të gjymtuar Toshiba-n e Japonisë në vitet 1980, për të dobësuar Alston të Francës në 2013 dhe për t’i dhënë një goditje të madhe Siemens-it të Gjermanisë në 2018, të gjitha për të mbrojtur ndërmarrjet amerikane.

Në vitin 2019, administrata Trump synoi Huawei me masa edhe më të ashpra, duke ndaluar të gjitha ndërmarrjet amerikane që të furnizonin çipa të avancuar për kompaninë kineze. Në këtë sfond, zbulimi i studiuesve kinezë, siç tregohet nga “Mate 60 Pro” i Huawei, është një përgjigje e përshtatshme ndaj politikave shtrënguese. Në vitet e fundit, Huawei është munduar të lundrojë mes vështirësive dhe sidomos mes sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. Por viti 2023, ishte një vit tepër i suksesshëm për kompaninë, ku marzhi i fitimit u rrit në 15% për gjysmën e vitit, nga 4.3% që ishte në tremujorin e parë. Sanksionet e ShBA-së ndaj Huawei-t, nisën kur kompania u fut në listën e zezë në 2019-ën, një vit më vonë, Huaweit iu ndërpre furnizimi me çipa kyç. Por, siç u shpreh Meng Wanzhou, Shefe Financiare e Huawei dhe nën-kryetare e bordit të kompanisë, edhe pse nën presion të madh, ne vazhdojmë punën me besim dhe dedikim të madh. Huawei është një kompani që vepron sipas rregullave të tregut dhe një pjesëmarrëse e fuqishme në fushën teknologjike e të telekomunikacionit.


CFP

Së fundmi, po të bëjmë një panoramikë të mediave “të çuditura” nga kja arritje, vihet vetëm një pyetje…ku i gjeti Kina këto aftësi teknologjike për të arritur këtu? As nuk duan të pranojnë që në nje vend ku investohet e punohet shumë, në fund i dilet të arrihet çfarë i duhet situatës. Dhe aq më pak është e vështirë të pranohet se edhe me gjithë “bllokadat” prapë një kompani kineze ia doli.

Është me të vërtetë një piketë historike, një arritje e madhe, por asgjë nuk vjen rastësisht në Kinë. Që në vitin 2018, kur u duk qartë se zinxhirët e furnizimit u shkëputën qëllimisht për çipat dhe gjysmë-përçuesit Kina filloi të mbështetet në kapacitetet e veta kombëtare në teknologji. Jo vetëm kaq, por edhe Presidenti i Kinës, në vitin 2018, është shprehur në një takim me drejtues të lartë të disa kompanive prodhuese të çipave se “gjysmëpërçuesit janë po aq të rëndësishëm për vendin sa është zemra për trupin e njeriut.. kur zemra nuk është e fortë, sado i madh të jesh, nuk je me të vërtetë i fortë.”

Kur dikush bllokon rrugën, askush nuk rri duarkryq, por mëson dhe vepron, dhe në fund ia del…

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…