Margariti: Peter Cook, një nga arkitektët më të mëdhenj britanikë

Javët Kulturore Ndërkombëtare sjellin në TKOB arkitektin londinez Peter Cook


Një surprizë e bukur e Javës Britanike mblodhi bashkë profesionistë të fushës dhe pasionantë pas arkitekturës.

“Peter Cook, një nga arkitektët më të mëdhenj britanikë dhe një personalitet i shquar i arkitekturës dhe artit bashkëkohor, na bëri pjesë të rrëfimit të tij profesional, në një rrugëtim nga projekti në projekt, në ndërhyrjet e guximshme që kanë shenjuar hapësirat publike jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar”, u shpreh ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila ishte e pranishme në takimin e zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas e Baletit.

I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Alastair King-Smith.

Sir Peter Cook nga CHAP Studios, Londër, është një nga figurat më të rëndësishme të arkitekturës për rreth gjysmë shekulli. Prania e tij në Tiranë solli një leksion frymëzues e të vyer për arkitektë, studentë e profesionistë të fushave të ndryshme.

Ndikimi i tij në arkitekturë, vjen prej morisë së projekteve të suksesshme dhe novatore në të gjithë globin, duke përmendur kësisoj Archigram, një grup eksperiementalist radikal me themelues Sir Peter Cook, që ka fituar çmime të ndryshme dhe ka ndikuar masivisht në arkitekturën botërore.

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…

Global 360

Kurti pas takimit me Spiropalin: Diskutuam mbi bashkëpunimin e gjerë dhe të fuqishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeparlamentaren e Shqipërisë Elisa Spiropali

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

A duhet të armatoset Shqipërie!

Sot Bota është një vend më i rrezikshëm se para 30 vitesh, shumë më i frikshëm se para tre vjetësh…

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Ibrahimaj: Model austriak për arsimin e dyfishtë dhe trajnimin profesional

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilloi një takim me ambasadoren e Austrisë në Shqipëri,…