“Radio Eska”: Shqipëria destinacioni perfekt për pushime të përballueshme
Joanna Dembek shkruan në radiostacionin polak “Radio Eska”.
Shqipëria ndodhet në pjesën juglindore të Evropës. Ajo kufizohet me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë dhe ka dalje ne detet Adriatik dhe Jon.
Shqipëria është një ndër destinacionet më të pëlqyera nga pushuesit dhe eksploruesit që përveç relaksit në resorte, duan të eksplorojnë edhe vende të panjohura dhe misterioze, shkruan në një artikull Joanna Dembek të botuar në radiostacionin polak “Radio Eska”.
Një javë pushime në Shqipëri kushton deri në 320 euro
Shqipëria është destinacioni ideal për të kaluar pushimet, pasi ofron plazhe të bukura me rërë të rrethuara nga kodra mahnitëse, ujëra bruz dhe temperatura ideale.
Plazhet më të njohura në këtë rajon ndodhen në, Ksamil, Gjipe, Dhërmi, Borsh, Drimadhes, Mango, Jalë dhe Sarandë.
Në Shqipëri mund të admironi peizazhet e mrekullueshme të pasura me shkëmbinj, laguna, shpella dhe male.
Në veri, mund të provoni të ecni në Alpet Shqiptare ose të vizitoni liqenin e bukur të Komanit të rrethuar nga kodra të pyllëzuara dhe shpate të pjerrëta.
Vizitorët rekomandohen të bëjnë një udhëtim në Gjirokastër, qyteti i njëmijë shkallëve dhe në Berat, qyteti i njëmijë dritareve.
Të dy qytetet janë përfshirë në listën e UNESCO-s si qytete-muze.
Shqipëria ofron një klimë fantastike mesdhetare. Në verë, temperatura mesatare arrin afërsisht 30-40 gradë Celsius.
Shqipëria është destinacioni perfekt për pushime të përballueshme.
Vizitorët mund të akomodohen me çmime që variojnë nga 15 euro deri në afërsisht 170 euro për natë.
Një nga çmimet më të ulëta të ofruara nga agjencitë e udhëtimit është afërsisht 320 euro për person për shtatë netë.
Gjithashtu, për një darkë të shijshme në restorant do të paguani rreth 6-10 euro.
Marre nga ATSH