Çuçi: Gati drafti për Reformën Zgjedhore, presim bashkëpunim nga opozita

Integrimi në Bashkimin Europian, ndryshimet ligjore në Drejtësi, Reforma Zgjedhore dhe emërimi i Avokatit të Popullit janë fokusi i Partisë Socialiste për sesionin e ri parlamentar.


Integrimi në Bashkimin Europian, ndryshimet ligjore në Drejtësi, Reforma Zgjedhore dhe emërimi i Avokatit të Popullit janë fokusi i Partisë Socialiste për sesionin e ri parlamentar.

Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, në një deklaratë për mediet, nga kryesia e Kuvendit parashtroi fokusin e mazhorancës për sesionin e ri parlamentar, duke veçuar integrimin si kryefjalë.

“Gjëja e parë është roli që Partia Socialiste do të japë në procesin e integrimit të Shqipërisë. Në sesionin e kaluar kemi miratuar një ligj të ri në rolin e parlamentit në procesin e integrimit, ku ndryshimi i ligjit ka të bëjë me rolin e shtuar me të cilën ka të bëjë parlamenti i Shqipërisë në këtë proces. Unë ju garantoj se grupi parlamentar i PS do të bëjë maksimumin që së bashku me qeverinë që ka rolin kryesor të kemi role negociuese sa më të rëndësishme në procesin e integrimit. Në procesin e integrimit ne si grup parlamentar di të luajmë një rol të rëndësishëm në bashkë afrimin e legjislacionit me ato të BE. Ne i kemi hapur negociatat dhe tashmë ka nisur procesi i krehjes së legjislacionit dhe tashmë ka një rol edhe më të rëndësishëm në këtë proces”, garantoi Çuçi.

Partia Socialiste pritet ti japi një hov tjetër reformës zgjedhore, duke adresuar dhe rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese, teksa shtoi se mazhoranca ka gati dhe draftin që do të propozojë në Komisionin e Posaçëm parlamentar, ku pret të gjejë dhe dakordësinë e opozitës.

“Prioriteti i dytë është fokusimi i grupit të PS-së në Reformën Zgjedhore. Siç e dini kemi një boshllëk që është krijuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe duhet që sa më parë ta plotësojmë atë dhe për këtë ne do të jemi të përqendruar për gjetjen e një formule të përshtatshme për të”, tha Çuçi.

Sipas tij, PS është e angazhuar edhe për votën e emigrantëve.

“Do të këmbëngulim që në reformën zgjedhore të adresojmë votën e emigrantëve. Ne si PS kemi qenë shumë të qartë dhe duhet që të krijojmë mundësinë që të gjithë shqiptarët të shprehen me votë për qeverinë që i duhet të zgjidhet me votë. Ne tashmë si PS e kemi qëndrimin dhe draftin tonë për ta adresuar këtë problem, dhe pritet konsensusi i opozitës për ta kthyer në ligj dhe t’u japim të drejtën emigrantëve që të votojnë”, tha Çuçi.

Ndryshimet ligjore në drejtësi, janë një tjetër prioritet i mazhorancës.

“Është ngritur një komision i posaçëm parlamentar që po diskuton dhe ka hartuar disa ndryshime në ligjet mbi të cilat funksionon drejtësia e re. Kemi formuluar disa amendamente me ekspertë të huaj që do të prekin drejtësinë e re dhe reforma në drejtësi ju e dini se është një kontribut i paçmueshëm i partnerëve ndërkombëtar dhe shumë shpejt pritet që të nisë procesi i diskutimit parlamentar dhe deri në fund shpresoj që të jenë të miratuara. Është një moment i rëndësishëm pasi duhet që të plotësojmë disa gjëra që kanë lindur si probleme gjatë kohës së implementimit të drejtësisë së re. Do të preken të gjitha ligjet e drejtësisë së re”, u shpreh Çuçi.

Në fund, ai tha se duhet emëruar dhe Avokati i ri i Popullit. Ai u shpreh se është “besimplot se me opozitën do arrijmë të gjejmë një figurë që do të vijë me propozim nga opozita por të jetë figurë dinjitoze për atë pozicion”, tha Çuçi.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste i pyetur se me cilin fragment të opozitës do të bashkëpunojë, nuk u përgjigj me emra, por nënvizoi se bashkëpunimi do të jetë me ata të cilët kanë në fokus interesin e Shqipërisë dhe të ardhmen e vendit.

Marrë nga ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.