Rama: Kemi legjislacionin më të avancuar evropian për minoritetet

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndjehej krenar për mënyrën se si trajtohen minoritetet në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndjehej krenar për mënyrën se si trajtohen minoritetet në Shqipëri.

Në konferencën “Censi i Popullsisë dhe Banesave, 2023”, që nisi punimet në Tiranë, Rama tha edhe se Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian.

“Unë jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë, por një nga gjërat që më bën më shumë krenar është që Shqipëria ka legjislacionin më të avancuar evropian, pra është në kategorinë e parë për legjislacionin për minoritetet. E kemi bërë pa na e kërkuar njeri. Edhe legjislacioni i mëparshëm ishte në rregull, por deshëm të bënim legjislacion optimal, rrezatues”, theksoi Kryeministri.

Rama u shpreh se në Shqipëri trajtohen njëlloj të gjitha minoritetet pa asnjë përjashtim dhe pa asnjë diskriminim.

“Krenar për mënyrën se si Shqipëria i ka integruar dhe se si në Shqipëri trajtohen të gjitha minoritetet, pa asnjë përjashtim dhe pa asnjë diskriminim. Nëse ka probleme për dikë apo disa në një komunitet etnik tjetër, janë probleme të njëjta si në komunitetet me etni shqiptare. Nuk ka asgjë të ndryshme. Nuk ka një minoritar të vetëm që mund të ngrihet dhe të thotë që unë kam një problem që lidhet me faktin që jam me një etni tjetër. Dhe ketë problem nuk e gjen dot te askush me kombësi shqiptare, nuk ekziston”, vuri në dukje Kryeministri.

Ndaj, shtoi Kryeministri, leksione për minoritet Shqipërisë, nuk i jep dot askush, asnjë vend.

“Prandaj ne e dimë mirë që ka në çdo aspekt akoma gjëra për të përmirësuar edhe për jetën dhe mirëqenien e minoriteteve, si për të gjitha komunitetet me kombësi shqiptare, por jemi në në pozitë, që leksione për minoritet Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend”, deklaroi Rama.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…