Hasani kryeson debatin në Këshillin e Sigurimit: Aleanca humanitare, qasje e re për menaxhimin e krizave
Ministri Për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në rolin e kryesuesit të Debatit të Hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së deklaroi se bota po përballet me një nivel të pa përjetuar më parë të nevojës humanitare dhe se Aleanca Humanitare e Sektorit Privat, si mision kryesor do ketë mobilizimin e burimeve në mënyrë më efikase.

“Bota po përballet me një nivel të pa përjetuar më parë të nevojës humanitare, e nxitur nga konflikti, ndryshimet klimatike dhe ndikimi i zgjatur i COVID-19. Në rishikimin e 6-mujorit të parë të vitit 2023 të Dimensionit Global Humanitar, Kombet e Bashkuara vlerësuan se nevojiten afro 55 miliardë dollarë për të ndihmuar 249 milionë njerëz në nevojë. Pavarësisht bujarisë së vazhdueshme dhe përpjekjeve për mobilizimin e burimeve, hendeku aktual midis asaj që nevojitet dhe asaj që është e disponueshme përmes kontributeve të donatorëve është i madh”, tha Hasani.
Ai theksoi faktin se ky nuk ishte një fenomen i ri.
“Vit pas viti, krizë pas krize, përballemi me mungesë fondesh dhe ndihmë/asistencë të disponueshme, pavarësisht bujarisë së donatorëve. Është një mungesë që ka pasoja të jashtëzakonshme për miliona e miliona njerëz të prekur nga konflikti, katastrofat natyrore, ndryshimet klimatike dhe kriza e sigurisë ushqimore. Ne besojmë se një kontribut më i madh dhe i strukturuar nga sektori privat, mund të shkojë drejt adresimit të kësaj mungese urgjente. Nuk janë vetëm burimet materiale, fondet, ushqimet, ilaçet etj, atje ku sektori privat mund të kontribuojë në këtë përpjekje të rëndësishme, që vjen si një urgjencë e re në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe ndërprerjes në furnizimet ushqimore që ajo ka prodhuar për pasojë”, u shpreh ministri Hasani.