Ka kohë!
Ka kohë për të gjitha në këtë jetë.
Nga Aleksandër Çipa
Ka kohë
Ka kohë për të gjitha në këtë jetë.
Ka kohë për t’u bërë i panjohshëm
në qytetin tënd,
Jo vetëm përmes ikjes prej tij.
Ka kohë për të gjitha.
Për të ngjara e të pandodhshme,
Por ka vetëm pak kohë gjithmonë,
Për rikthime tek prindërit.
Ndaj murret e avlisë zenë myshk apo bar.
Dhe vetëm kohë nuk ka,
Për rikthim nga e para…