Konkluzionet e ministerialit euroballkanik, Balla: Të mbrohemi nga sulmet kibernetike, mbështetje më të fortë nga BE

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar 10 konkluzionet e ministerialit euroballkanik të ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka prezantuar 10 konkluzionet e ministerialit euroballkanik të ministrave të Brendshëm nga Bashkimi Evropian, mbajtur në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e vendosur theksin tek sulmet kibernetike.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se ministrat e Brendshëm kanë rënë dakord për një bashkëpunim të bashkërenduar mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për mbrojtjen nga krimi organizuar dhe trafiku i narkotikëve, nën “ombrellën financiare” të BE-së.

Shefi i Punëve të Brendshme u shpreh se mbështetja financiare e BE-së është e nevojshme për fuqizimin e kapaciteteve për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, procesin e digjitalizimit, mbrojtjen e sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Ministrat e Brendshëm u takuan në Tiranë për të diskutuar mënyrat konkrete për të rritur bashkëpunimin dhe mbështetjen për të vënë në zbatim programin e çështjeve të brendshme të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Ministrat e Brendshëm theksuan vlerën strategjike të fuqizimit të besimit dhe përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar transkombëtar, rritjen e bashkëpunimit brenda sferës së menaxhimit të integruar të kufirit dhe eksplorimin e mënyrave të tjera për të trajtuar çështjet e sigurisë kibernetike në një përpjekje të bashkërenduar rajonale”, theksoi ai.

Balla tha se ministrat ranë dakord për të pasur një fokus më të fortë tek menaxhimi i integruar i kufirit, përfshirë këtu zhvillimin e strategjive, bashkërendimin e mëtejshëm të nismave ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërkohë që kërkojnë një mbështetje më të fortë nga BE për fuqizimin e kapaciteteve, procesin e digjitalizimit, të sigurisë së kufirit dhe emigracionit.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e planeve ekszistuese si plani i veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, kishte marrëveshje për të ruajtur momentin dhe punën e duhur. Për të trajtuar çështjet migratore si domosdoshmëri në rajon dhe domosdoshmëria për mbështetje të mëtejshme nga partnerët evropian për ndërtimin e sistemeve të shkëmbimit të informacionit, veprimeve të përbashkëta dhe analizës së riskut për të monitoruar kufijtë në mënyrë efektive dhe kontrollit të krimeve të kalimit kufitar, u theksuan si thelbësore në këtë moment, përfshi këtu edhe trajnimet dhe pajisjet që kërkojnë. Ministrat theksuan vendosmërinë e tyre në luftën kundër krimit të organizuar që po shkakton dëm të madh financiar dhe minon të drejtën e qytetarëve për sigurinë dhe kohezionin social dhe besimin e tyre në sistemin dhe proceset demokratike”, nënvizoi ministri Balla.

“Taskforca të përbashkëta. Lufta kundër krimit kërkon angazhim të bashkërenduar. Pjesëmarrësit theksuan bashkëpunimin ndërkombëtar që kërkohet duke pasur parasysh natyrën transnacionale të krimeve kibernetike. Mbështetje e bashkërenduar operacionale dhe teknike. Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë kërkuar të jenë pjesë e rrjetit CSIRT. Po ashtu shprehën nevojën për trajnime e teknologji për ekspertët e sigurisë kibernetike. Këto janë thelbësore në përgjigjen e sulmeve kibernetike. Gjithashtu janë të domosdoshme mbështetjet financiare të përcaktuara për çdo shtet”, tha ndër të tjera Balla.

Marrë nga ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…