Balla takim me homologun spanjoll, Grande-Marlaska, bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Spanjës, Fernando Grande-Marlaska.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Spanjës, Fernando Grande-Marlaska.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla nënvizon se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.
“Me ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska, biseduam mbi bashkëpunimin midis agjencive tona ligjzbatuese në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Do të intensifikojmë bashkëpunimin në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trafikun e narkotikëve nga disa vende të Amerikës Latine drejt Europës, ku janë të përfshirë edhe shtetas shqiptarë”, shkruan Balla.