“Asgjëja ime”

(Pas heshtjes së gjatë fshihet një dashuri e madhe, e cila titullohet “Asgjëja ime”)


Nga Laura Olldashi

Mbi librin tim të ri “Asgjëja ime”
(Pas heshtjes së gjatë fshihet një dashuri e madhe, e cila titullohet “Asgjëja ime”)

Kur mbaron së shkruari një libër nuk jemi të njëjtët, nuk jemi më ato që ishim kur e nisëm. Kështu që as unë nuk jam më unë. Kam një tjetër emër, i cili është unifikuar me formën e shpirtit që ndodhet tani në trupin tim. Në këtë moment, vetes ja kam vënë emrin “Asgjë”, sepse kuptoj që po shkon drejt asaj faze fillestare të krijimit tim, atëherë kur linda, në 1 Shtator dhe më quajtën Laura.

Ajo ishte e para vete, e vërteta. Versionet e tjera që erdhën më pas janë krijuar nga ndikimet e jashtme dhe të brendshme duke më spostuar nga zanafilla.

Përpara pesë vjetësh u vura në kërkim të identitetit shpirtëror dhe e bëra me anë të shkrimit.
Vjet, kur botova librin e parë, u quajta “Ātman” sepse e kisha identifikuar atë, “SHPIRTIN”, përmasat kolosale të tij. Prekja apo rruga drejt vetes kishte forma petalesh, me çdo ngjyrë të ekzistencës, me dyshimet që sjell vetja, njerëzit që janë brenda meje; të njëjtët që janë edhe jashtë nga unë. Enigma e madhe me emrin “Njeri” që bën gjëma, ngre male, vuan, kërkon shpëtimin e botës, kur nuk shpëton dot veten; i cili më është kaq i afërt dhe kaq i largët. Kaq i njohur dhe kaq i panjohur; më është mik ose armik; është dhe nuk është, njëkohësisht; nuk është çfarë shohim, por është çfarë nuk duket…
Ky njeri është jashtë meje, po aq i ngjashëm dhe identik me mua.

Pra, universin e qenies kërkon të nënkuptojë edhe libri “Asgjëja ime”. Jo vetëm boshin, rënien, që është hapi i parë drejtë ngritjes!

Në gërmimet e mia kam kuptuar që jemi asgjë, iluzion, ikje, lindje, vdekje.

Sot jemi, nesër jo më.

Në këtë “Asgjë” personazhet e tregimeve kërkojnë të gjejnë kuptimin e ekzistencës, jo për të mbijetuar, por për të ruajtur dinjitetin individual, në emër të dashurisë së madhe me emrin “Jetë”.
E provojnë ta bëjnë në këtë vorbull të madhe, të egër, të ftohtë, indiferente, ku nuk përdoren më sytë e shpirtit.

E provojnë dhe jo gjithmonë ia dalin.

Ata nuk kanë emra, nuk kanë një vend ku të jetojnë. Shpesh herë janë të varura në gozhdët e ngulura në hapësirë; janë gabime historie popujsh; janë lindje që nuk identifikohen brenda jetës; janë imazhe bardhë e zi, të mbetura brenda një fotografie, pa jetuar një ditë jashtë nga aty; vallëzime të ndaluara; faqe libri të bardha; melodi që kam dëgjuar dikur; gjethe të verdha, të harruara në xhepat bosh dhe të grisur, ku bien ëndrrat e një jete të pa jetuar; janë fate njerëzish në udhëkryqe, që prej lindjes, deri edhe pas vdekjes; janë takime fytyrash, ku shpirtrat janë njohur në të tjera jetë.

Jemi ne!

E mira dhe e keqja jonë e cila ka vetëm një emër: quhet Njeri!

Libri “ Asgjëja ime” u bë i mundur nga një punë dhe bashkëpunim i madh.

Falënderimi i parë i shkon editorit tim Rexhep Shahu, punës së palodhur, por edhe durimit, sepse të rrish në krahë të ritmeve të mia vetëm ai mund ta bëjë me qetësinë e tij.

Redaktorit Besnik Rrapi dhe Migena Kapllani, që bën të pamundurën të sjellin denjësisht në gjuhën shqipe modifikimin që ka marrë i shprehuri im, duke jetuar jashtë Shqipërisë.

Prof. Ardian Ndreca që u vu në dispozicion të leximit të tregimeve dhe përshtypjet e tij do ti gjeni në libër.

Gjithashtu do të gjeni edhe analizën e shkrimtarit Ervin Nezha, i cili dha maksimumin që në hapat e para të redaktimit.

Një tjetër falënderim për Prof. Shinasi Rama (Dan M. Tuzi) që më dhuroi kohën, këshilla të vlefshme për librin dhe procesin e krijimit, i cili është vazhdim dhe asnjëherë destinacion.

Falënderimet e tjera janë për të gjithë juve që sollët në dispozicion të tregimeve të mia, historitë tuaja: fotografia e luftës së Kosovës, dhuruar nga Ngadhnjim Avdyli ; familja e Suhade Cakranit ( Liz Cakrani Vrato, Av Kujtim Cakrani); e bukura Elda Malshi që nuk jeton më; gazetarin Dritan Dragusha; koreografin Eno Peçi dhe shumë forma të tjera të artit dhe të mendimit si poezia, filozofia, psikologjia, muzika, piktura, filmi, fotografia që më frymëzojnë shkrimin.

Një tjetër falënderim është për çmendurinë e bukur të muzës sime, sepse pa të asgjë nuk do të ishte e mundur!

Falënderoj lexuesit e mi edhe artdashësit, duke ju thënë që në tetor do të jem në Shqipëri për promovimin e librit “Asgjëja ime”!

Datat e sakta do t’i komunikojmë shpejt!

Faleminderit!

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…