Kosova nënshkruan me USAID-in marrëveshjen rreth 35 milionë dollarëshe

Marrëveshja e Grantit për Zhvillim është nënshkruar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler


Kosova ka rritur sot marrëveshje me Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në vlerë të rreth 35 milionë dollarëve.

Marrëveshja e Grantit për Zhvillim është nënshkruar nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler. Presidentja Osmani ka thënë se fondet do të kontribuojnë në plotësimin e objektivave zhvillimore të Kosovës.

“Kjo marrëveshje është dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme të Qeverisë dhe popullit amerikan ndaj Kosovës dhe popullit të saj”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Osmani është shprehur se marrëveshja do të kontribuojë edhe në reduktimin e korrupsionit dhe rritjen e efikasitetit të reagimit ndaj nevojave të qytetarëve. Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë në konferencën e përbashkët me presidenten Osmani se marrëveshja e konfirmon partneritetin afatgjatë të SHBA-së me popullin e Kosovës.

Hovenier e ka përmendur se prej vitit 1999 SHBA-ja i ka investuar më shumë se 2 miliardë dollarë në Kosovë, “për t’i çuar përpara interesat e përbashkëta”. /REL

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.