Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadores së Tajlandës, Rommanee Kananurak
Gjatë takimit dy palësh, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e një impulsi më të madh në bashkëpunimin mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadores së Tajlandës, Rommanee Kananurak.
Gjatë takimit dy palësh, Kreu i Shtetit nënvizoi rëndësinë e një impulsi më të madh në bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht në fushën e ekonomisë, si dhe në bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.