Veliaj në SHBA, merr pjesë në Samitin “Strong Cities”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në SHBA
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të mbështetur sportistët elitarë të “Tiranës”, në parapërgatitjet e tyre për në Lojërat Olimpike të vitit 2024 në Paris.
Më pas, ai do të udhëtojë për në Nju-Jork, për të marrë pjesë në Samitin “Strong Cities”, ku do të diskutohet për zhvillimin e qyteteve në dekadën e fundit, duke përfshirë menaxhimin e krizave dhe sfida të tjera.
Ai do të zhvillojë takime edhe me drejtues e përfaqësues të qyteteve, që kanë përjetuar rritje të ndjeshme dhe zhvillim në dekadën e fundit. Diskutimet në Samit do të përqendrohen në sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e rritjes urbane, përfshirë reagimin ndaj krizave dhe inovacionin në infrastrukturë.