Shqipëri-Bullgari, më shumë hapësirë bashkëpunimi universitar

Zëvendëspresidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, u ndal edhe në Universitetin e Tiranës.


Shqipëria dhe Bullgaria, si vende të të njëjtit rajon, duhet të shtyjnë më tej bashkëpunimin, jo vetëm politik dhe ekonomik, ku fusha e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor është hapësirë që ofron shumë mundësi.

Zëvendëspresidentja e Republikës së Bullgarisë, Iliana Iotova, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, u ndal edhe në Universitetin e Tiranës.

Nën shoqërinë e një delegacioni që përbëhej kryesisht nga përfaqësues të botës akademike, zv.presidentja e Bullgarisë dhe rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, diskutuan mundësitë dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të studentëve dhe pedagogëve, bashkëpunimin në kryerjen e studimeve dhe kërkimin shkencor.

“Ka një interes në rritje për gjuhët dhe kulturën e vendeve fqinje, ndaj ne duhet të mbështesim dhe nxisim më tej këtë interesim, për të konsoliduar e thelluar bashkëpunimin që ekziston deri më sot, si dhe të hedhim hapa të tjerë në nivel universitar dhe akademik”, tha Hoxha.

Universitetet bullgare dhe shqiptare bashkëpunojnë mes tyre duke zhvilluar programe të përbashkëta trajnimi për studentët dhe doktorantët, si dhe projekte të përbashkëta kërkimore.

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota e 11 majit për anëtarësim në BE, garantohet njëherë e përgjithmonë barazia para ligjit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot se anëtarësimi në Bashkimin e Europian do t’i garantojë Shqipërisë…