Kodheli: Kosova, prioritet kombëtar i Shqipërisë
Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli së bashku me kolegë të komisionit, pritën në Kuvendin e Shqipërisë, një delegacion nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Diasporën nga Kuvendi i Kosovës, drejtuar nga Arbëresha Kryeziu-Hoti.

Kodheli fillimisht pasi i uroi delegacionit mirëseardhjen tha se ky takim vëllazëror aq edhe zyrtar flet për marrëdhëniet e shkëlqyera mes nesh dhe nëse ka një postulat që nuk ka për të ndryshuar asnjëherë është se Kosova është një prioritet kombëtar i Shqipërisë.
Në vijim, Kodheli tha se, Shqipëria ka lobuar në të gjitha instancat ndërkombëtare si dhe organizatat shumëpalëshe për të avancuar statusin e Kosovës brenda këtyre organizatave.
Sa i përket situatës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, Kodheli tha se, Shqipëria mbështet dialogun mes palëve.
Nga ana e saj, Kryeziu-Hoti pasi falënderoi për mikpritjen dhe tha se është përherë një kënaqësi të takosh kolegë me të cilët shkëmben mendime dhe opinione.
Ajo propozoi që takimet e këtij formati të mund të jenë më të shpeshta dhe po ashtu të mund të realizohen takime trilaterale edhe me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për të arritur rezultate konkrete.
Gjatë takimit u ra dakord për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi mes dy komisioneve.
Bashkëbiseduesit folën edhe për situatën në rajon si dhe për çështje me interes të përbashkët. /ATSH