Begaj takim me zv.presidentin e KE-së, Borrell
Në kuadër të pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Në kuadër të pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Lartë dhe zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell.
Presidenti i Republikës e falenderoi zv/presidentin e KE-së për mbështetjen dhe vëmendjen që ai ka treguar gjithmonë për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe proceseve integruese të tij dhe veçanërisht për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Presidenti Begaj shprehu vlerësimin për përkushtimin e Përfaqësuesit të Lartë dhe Komisionit, për të mbajtur në fokus integrimin e rajonit, pavarësisht debateve dhe diskutimeve brenda BE-së. Në këtë kontekst ai theksoi se një përspektivë e qartë evropiane e rajonit, është garanci për sigurinë dhe të ardhmen e tij.
Presidenti Begaj u shpreh shpresëplotë për pasjen sa më shpejt, të rezultateve të prekshme dhe konkrete në proceset integruese në hapjen e grupkapitujve themelorë nëpërmjet Konferencës së Dytë Ndërqeveritare dhe siguroi se Shqipëria do të vijojë me vendosmëri procesin e reformave të brendshme.
Në takim, Presidenti dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së diskutuan edhe mbi situatën në Kosovë duke ritheksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga SHBA, është e vetmja rrugë për zbutjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është gjithashtu rruga e domosdoshme për integrimin e Kosovës në BE.
Bashkëbiseduesit vlerësuan me rëndësi që palët të punojnë së bashku për hapat e tjerë për zbatimin e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve në shkurt dhe mars 2023, si dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në takimet e ardhshme për dialogun.