“Një Brez, Një Rrugë”, dhjetë vite investime për zhvillim global dhe prosperitet

Muajin tjetër do të mbahet në Kinë, forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për nismën “Një brez, një rrugë”,.


Nga Dr. Enriko Ceko

Muajin tjetër do të mbahet në Kinë, forumi i 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për nismën “Një brez, një rrugë”, një projekt që nisi dhjetë vite më parë, me paraqitjen që i bëri në publik Presidenti kinez Xi Jinping, iniciativë që tashmë, praktikisht dhe realisht është platforma më e madhe e bashkëpunimit ndërkombëtar, një projekt publik ndër më të parapëlqyerit ndërkombëtarisht.

Presidenti indonezian Joko Widodo provoi trenin e shpejtësisë së lartë të përuruar Xhakartë-Bandung, një projekt bashkëpunim brenda kornizës “Një brez, një rrugë”(Foto:VCG)

Kjo sepse kjo nismë transnacionale ndihmon në (1) rritjen e mirëqenies së banorëve dhe në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të vendeve pjesëmarrëse në këtë projekt dhe jo vetëm, (2) nxit bashkëpunimin midis popujve, kombeve dhe shteteve në këtë projekt dhe jo vetëm dhe (3) sjell një risi në konceptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimin e tyre.

Tashmë, pas dhjetë vitesh që Kina lançoi projektin e ndarjes së dividentit të zhvillimit me botën përmes Propozimit të Iniciativës Një Brez dhe një Rrugë (BRI), një projekt që promovon zhvillimin e vendeve pjesëmarrëse dhe rritjen ekonomike globale përmes bashkëpunimit dhe lidhjes, për të përkujtuar 10-vjetorin e BRI-së dhe për të planifikuar bashkëpunimin me cilësi të lartë të këtij projekti transnacional, Kina ka vendosur të mbajë Forumin e tretë “Një Brez dhe Një Rrugë për Bashkëpunim Ndërkombëtar”.

Iniciuar në vitin 2013 nga Kina, për të ndërtuar rrjete tregtare dhe infrastrukturore që lidhin Azinë me Evropën dhe Afrikën, BRI, një referencë për (1) Brezin Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit, (2) Rrugën Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të dhe (3) përtej rrugëve të lashta tregtare të Rrugës së Mëndafshit, iniciativa që tashmë është bërë pjesë e jetës së miliona qytetarëve në mbarë botën, ka treguar se qëndron konkrete dhe reale si një e mirë e rëndësishme publike globale, me anë të së cilës Kina ndan dividentin e saj të zhvillimit me vendet dhe botën në tërësi, në kërkim të prosperitetit të përbashkët dhe përbën në të vërtetë një mesazh të vullnetit të mirë, një mesazh për të cilin bota ka më shumë nevojë se kurrë në ditët tona, që qytetërimi global të mos shkojë në rrugën e kaosit dhe anarkisë, por drejt përmirësimit të cilësisë së jetës në aspektin transnacional.

Sipas Komisionit të Reformës dhe Zhvillimit Kombëtar, që është institucioni përgjegjës për planifikimin ekonomik kombëtar të Kinës, “përgjatë rrugës dhjetëvjeçare që ka përshkruar ky projekt, Kina ka nënshkruar më shumë se 200 dokumente bashkëpunimi për ndërtimin e përbashkët të Brezit dhe Rrugës me 152 vende dhe 32 organizata ndërkombëtare, duke mbuluar 83% të vendeve me të cilat Kina ka vendosur marrëdhënie diplomatike, të dhëna dhe fakte këto që vërtetojnë se bashkëpunimi i BRI-së ka sjellë përfitime të prekshme si për Kinën ashtu edhe për vendet pjesëmarrëse në këtë projekt”.


Forumi mbi investimet brenda kornizës “Një brez, një rrugë”, Hong Kong, 13 shtator 2023(Foto:VCG)

Për shembull: (1) Railway Express Kinë-Evropë ka arritur në 211 qytete në 25 vende evropiane dhe Korridori i Ri Ndërkombëtar i Tregtisë Tokësore-Detare ka lidhur rajonet qendrore dhe perëndimore të Kinës me më shumë se 300 porte në mbi 100 vende, (2) Porti Gwadar në Pakistan, një projekt që lidh Pakistanin, Afganistanin dhe Azinë Qendrore, i lënë në mes të rrugës, është kthyer në një projekt vital vetëm pasi u morr përsipër nga sipërmarrjet kineze. Ky port vetëm për më shumë se një vit ka përpunuar më shumë se 600,000 ton mallra me përfshirjen e më shumë se 30 ndërmarrjeve të lidhura me magazinin e mallrave, përpunimin e peshkut, përpunimin e vajit ushqimor, prodhimin e mobiljeve, montimin e automjeteve elektrike, tregtinë dhe logjistikën, etj, (3) Lidhja Hekurudhore e Bregut Lindor (ECRL) në Malajzi, projekt i hartuar nga administrata malajziane shumë kohë përpara fillimit të BRI, që u zbatua në praktikë vetëm pasi Malajzia vendosi bëhej pjesë e BRI, (4) Porti Hambantota, në Sri Lanka, projekti i të cilit u mbështet nga dy studime fizibiliteti të kryera nga një firmë inxhinierike kanadeze dhe më pas nga një firmë konsulente daneze, një gjigand inxhienrik të cilin Kina e financoi si projekt vetëm pasi Sri Lanka nuk u mbështet nga Perëndimi dhe India për ndërtimin e tij, etj.

BRI duket se ka sjellë një ndryshim të lojës në arenën globale. Formuar si një platformë e re për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar, ky projekt ka vepruar si një shtysë e fortë për të (1) lehtësuar zbutjen e varfërisë, për të (2) promovuar lidhjen ndër-rajonale dhe për të (3) nxitur avancimin e ekonomisë së re. Të dhënat zyrtare tregojnë se në kuadër të 3000 projekteve të bashkëpunimit të BRI-së, janë krijuar krijuan rreth 420,000 vende pune, duke nxjerrë nga varfëria afro 40 milionë njerëz. Sipas Bankës Botërore, deri në vitin 2030, infrastruktura e transportit BRI, nëse zbatohet plotësisht, pritet të rrisë të ardhurat reale globale midis 0.7 dhe 2.9%, duke hequr 7.6 milionë njerëz nga varfëria ekstreme dhe 32 milionë njerëz nga varfëria e moderuar. Deri tani për BRI janë investuar më shumë se 1 trilionë dollarë.

Për këtë projekt në aspektin e infrastrukturës është punuar në dy drejtime, (1) në investimet për lidhjen infrastrukturore midis rajoneve dhe kontinenteve dhe në investimet për digjitalizimin e ekonomisë. Rruga Digjitale e Mëndafshit, si pjesë e BRI, po bëhet një platformë digjitale që lehtëson një lloj të ri globalizimi, që është në fakt një ndryshim i lojës në arenën globale, duke sjellë më shumë multilateralizëm në botë dhe duke krijuar kushte më të mira për vendet pjesëmarrëse në këtë nismë dhe jo vetëm.


Porti Qingdao, provincë Shandong(Foto:VCG)

BRI është i suksesshëm dhe ky sukses do vazhdojë pasi ky projekt është konfiguruar i mbështetur në parimet e (1) reciprocitetit në konsultim, (2) krijimin e përfitimeve dhe (3) ndarjen e këtyre përfitimeve. Edhe Plani Marshall, projekti madhor i SHBA për rindërtimin e Evropës Perëndimore pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nuk mund të përafrohet me BRI si nga ana sasiore, ashtu dhe nga natyra e marrëdhënieve ndërkombëtare. BRI është një projekt gjigand triliona dollarë dhe mbështetet në reciprocitet e ndërvarësi. BRI kërkon të transformojë peizazhin e lidhjeve transnacionale, duke i dhënë një fokus shumëdimensional ekonomik, social, mjedisor, kulturor e ligjor marrëdhënieve ndërkombëtare me synim rritjen e forcimin e bashkëpunimit shumëpalësh, zhvillimin e qëndrueshëm dhe zbutjen e problemeve globale, për të krijuar një të ardhme të përbashkët për njerëzimin, përballë nevojave ekzistenciale në rritje. BRI i shikon këto zhvillime si një mundësi për t’ju përgjigjur edhe më mirë dhe në mënyrë më cilësore kërkesave globale në rritje si në aspektin infrastrukturor ashtu edhe në atë ekonomik, socio-kulturor, mjedisor, ligjor, etj.

Paralelisht me nismat perëndimore, përgjatë dhjetë viteve të ekzistencës së tij, BRI është përballur edhe me spekulimet përbaltëse jo profesionale, që synojnë të paraqesin BRI në sytë e publikut ndërkombëtar si “mjet gjeopolitik”, “kurth borxhi”, etj, por dy ndër organizmat më prestigjioze ndërkombëtare që studiojnë natyrën politike dhe ekonomike të marrëdhënieve globale, Rand Corporation dhe Chatham House, janë distancuar pa mëdyshje nga teoritë konspirative të “mjeteve gjeopolitike” dhe “kurthit të borxhit”, duke i shpallur si të pa baza. Në fakt, mbështetur në statistikat e Debt Justice, një entitet britanik që studion nivelin e borxhit midis vendeve të ndryshme të botës, del se, vendet afrikane, kanë tre herë më shumë borxh ndaj bankave perëndimore, menaxherëve të aktiveve dhe tregtarëve të naftës (35% e totalit të borxhit të jashtëm të këtyre vendeve), krahasuar me huadhënësit kinezë (vetëm 12%), pa marrë këtu parasysh normën shumë të lartë të interesit të këtij borxhi, krahasuar me huatë kineze.

Duket se “Një Brez dhe Një Rrugë” do jetë për një kohë të gjatë projekti më frutdhënës në të tëra aspektet në arenën transnacionale.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…