Blinken: Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë
Sekretari amerikan i Shtetit tha në Këshillin e Sigurimit theksoi se Rusia po e përdor urinë si armë
Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken gjatë seancës në Këshillin e Sigurimit të drejtuar nga kryeministri Edi Rama theksoi se Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë.
Blinken: I uroj mirëseardhjen zotit Zelensky, dy javë më parë Rusia ka shkatërruar parimet e Kombeve të Bashkuara, të drejtën njerëzore, vetë pushtimi i Rusisë shkel shtyllën e kartës.
Rusia po kryen krime kundër njerëzimit në Ukrainë, Rusia vijon të angazhohet në vringëllimin e rrezikut bërthamor.
Rusia po e përdor urinë si armë, sa më e uritur të jetë bota aq më shumë përfiton Moska.
Rusia po përdor drone iranianë për të sulmuar Ukrainën, duke shkelur rezolutën kundër Iranit, Rusia bëri një takim me Korenë e Veriut Kim u shpreh se kishte mbështetje të plotë për luftën e agresionit, do të shkelte një sërë rezolutash.
Top Channel