Fidel Ylli: Ministra dhe deputetë luajnë në baste paratë e fituara nga korrupsioni

Kreu i KOKSH deklaroi në A2CNN se ministra dhe deputetë preferojnë që bastet sportive të funksionojnë ilegalisht


Kreu i KOKSH, Fidel Ylli deklaroi në emisionin “Debat” nga Alba Alishani në A2CNN se ministra dhe deputetë preferojnë që bastet sportive të funksionojnë ilegalisht për shkak se luajnë aty paratë e fituara nëpërmjet korrupsionit.

Sipas tij këta persona nuk duan që fytyra e tyrë të shfaqet në celular siç e parashikon skema e re e funksionimit të basteve online, që mori dritën jeshile nga qeveria.

“Duhet të vazhdojmë të bëjmë politikë me këtë. Se këtë s’e ka kërkuar as kompanitë e basteve as qeveria. E ka kërkuar sporti. Kemi qenë ne shtylla kryesore që i kemi dalë në ballë qeverisë dhe kryeministrit.

I kemi thënë kemi 8 muaj që të presim. Hajde na thuaj argumentet pse s’do të hapen. Sepse unë mendoja dhe mendoj që ata që e kundërshtojnë nuk kanë dëshirë që t’i dali fytyra në celular. Se ka edhe deputetë që luajnë, edhe ministra që luajnë dhe duan në të zezë se e kanë më të kollajtë që ato paratë e korrupsionit që fitojnë të luajnë baste.

Ne themi nxirri, nxirri në dritën e diellit. Ore unë nuk po përmend emra por edhe deputetët janë njerëz, kanë emocione, padyshim që edhe ata mund të luajnë. A e patë gjatë seancave dëgjimore të gjyqtarëve që thoshin kemi fituar 50 milionë lekë se kemi luajtur në loto.

Prandaj them njerëz janë, nëse kanë ndërmend të luajnë le të luajnë me rregullat e shtetit. Vesi nuk mbyllet me ligj, e kanë provuar shtete më të forta se Shqipëria. Ndaj e kanë bërë monopol shtetëror që e kontrollojnë”, tha Fidel Ylli në emisionin “Debat” në A2CNN.

Marrë nga A2CNN

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!