“Bild”: Para gjithë botës, Rama i vë frena ankesave ruse me një fjali

Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.


Kjo ishte një deklaratë e qartë nga shefi! Dhe sërish kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk i rezistoi dot një goditjeje ndaj Rusisë.., shkruan në një artikull Karen Von Guttenberg të botuar në të përditshmen gjermane “Bild”.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dje në Nju Jork, pati ankesa nga ambasadori rus në OKB, Wasili Nebensja që në fillim të samitit.

Atij nuk i pëlqeu fakti që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ishte i pari që foli pas sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, njësoj si vitin e kaluar.

Kjo, sipas mendimit të tij, do ta kthente seancën në një “stand-up show”, një ironi, për karrierën e mëparshme të Zelensky si komedian. Dhe gjithashtu, kjo do të dëmtonte imazhin e kreut aktual të OKB-së…

Por, Edi Rama, si kryeministër i Shqipërisë dhe aktualisht kryetar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk u acarua nga kjo.

Ai i bëri një goditje tjetër Rusisë me qetësi dhe vendosmëri: “Dëshiroj të siguroj kolegët rusë këtu dhe të gjithë të tjerët, se ky nuk është një operacion special i presidencës shqiptare, por një vazhdimësi e një praktike të gjatë dhe të vendosur që përputhet plotësisht me rregulloret e OKB-së”.

Edi Rama njihet si mendjemprehtë dhe me humor, siç e demonstroi së fundmi me një shaka të keqe ndaj Putinit, në një konferencë ndërkombëtare.

Edhe kësaj radhe, nga dhoma u dëgjuan të qeshura dhe nënqeshje, përpara se kreu i qeverisë shqiptare të mbyllte me besim dhe gjakftohtësi tërbimin e Wasili Nebensja me një fjali: “Ka një zgjidhje për këtë, nëse jeni dakord: ju jepini fund luftës dhe presidenti Zelensky nuk do të flasë. Kaq e thjeshtë është…”.

Organi më i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara u takua në samitin vjetor të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Pavarësisht luftës brutale të agresionit kundër Ukrainës, Rusia ka ende të drejtën e vetos.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.