Nikolla pret ambasadorin Soreca: Avancim i reformës në drejtësi dhe reformës elektorale

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadorin Luigi Soreca, I Ngarkuar me Punë në Delegacionin e BE-së në Tiranë.


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot ambasadorin Luigi Soreca, I Ngarkuar me Punë në Delegacionin e BE-së në Tiranë.

Nikolla shprehu kënaqësinë e rifillimit të bashkëpunimit të Kuvendit me Soreca-n, i cili ka një bazë solide prej misionit të tij si ambasador i BE në Tiranë.

Nikolla dhe Soreca biseduan mbi rritjen e rolit të Kuvendit në integrimin evropian gjatë fazës së zhvillimit të negociatave, për sfidat e lidershipit të Shqipërisë në Procesin e Berlinit si edhe avancimin e reformës në drejtësi dhe reformës elektorale.

Nikolla nënvizoi disa nga masat prioritare që ka marrë Kuvendi, si zbatimi i masave të parashikuara në Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit të Progresit të Raportit për vitin 2022, fillimi i përgatitjes së dokumenteve mbi procesin e negociatave, si Udhërrëfyesi mbi Funksionimin e Institucioneve Demokratike, përfshirë procesin zgjedhor, rolin e medias në procesin zgjedhor, financimi i partive politike, transparenca dhe integriteti i Kuvendit etj., dhe Udhërrëfyesi mbi Sundimin e Ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe të drejtat themelore etj. Për t’iu përgjigjur më mirë sfidave të procesit të negociatave, Kuvendi përmirësoi Ligjin mbi rolin e Kuvendit në procesin e intregrimit si edhe krijoi strukturën e re të Shërbimit të Integrimit Evropian. Kuvendi mbështet avancimin e reformës në drejtësi dhe realizimin e reformës zgjedhore. Gjithashtu, Kuvendi po mbështet luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe organet e drejtësisë në dhënien fund të kulturës së pandëshkueshmërisë

Kuvendi, nënvizoi Nikolla, do të vijojë të garantojë legjitimitetin demokratik të procesit të integrimit evropian

Ambasadori Soreca shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me Kuvendin dhe institucionet e Shqipërisë, vlerësoi lidershipin e Kuvendit në procesin e integrimit evropian dhe nënvizoi se Shqipëria po hyn në një fazë të re të këtij procesi, vuri në dukje mbështetjen e Delegacionit të BE-së për lidershipin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit, vlerësoi rezultatet e dukshme të reformës në drejtësi dhe funksionimin e organeve të drejtësisë, si edhe nënvizoi nevojën për avancimin e reformës elektorale dhe mbështetjen e delegacionit të BE-së për këtë reformë.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…