Konsultime dypalëshe për Mbrojtjen SHBA-Shqipëri

Zëvendësndihmëssekretari i Mbrojtjes për Politikat Europiane dhe të NATO-s, Spencer Boyer bashkëkryesoi konsultimet dypalëshe në fushën e Mbrojtjes SHBA-Shqipëri në Tiranë


Zëvendësndihmëssekretari i Mbrojtjes për Politikat Europiane dhe të NATO-s, Spencer Boyer bashkëkryesoi konsultimet dypalëshe në fushën e Mbrojtjes SHBA-Shqipëri në Tiranë, me sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Mbrojtjes, Gelardina Prodani, njoftoi sot Ambasada e SHBA në Tiranë.

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi mbajti fjalën e hapjes.

Delegacionet ndanë këndvështrimet mbi klimën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht pas pushtimit të pajustifikuar dhe brutal të Ukrainës nga Rusia.

Palët diskutuan gjithashtu bashkëpunimin e vazhdueshëm dypalësh në fushën e sigurisë, i cili synon zhvillimin e aftësive të ushtrisë shqiptare për këmbësorinë, forcat ajrore dhe kontrollin e municioneve shpërthyese, si dhe mbrojtjen kibernetike.

Gjithashtu, u diskutuan përpjekjet për të rritur kapacitetin institucional të Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë për menaxhimin e efektshëm të logjistikës dhe burimeve, si dhe rekrutimin dhe mbajtjen e personelit.

Aktiviteti kulmoi me nënshkrimin nga bashkëkryesuesit të një dokumenti kuadër, i cili synon të drejtojë zbatimin e vazhdueshëm të nismave dypalëshe të bashkëpunimit për sigurinë.

Udhëheqësit ripohuan rëndësinë e partneritetit strategjik SHBA-Shqipëri për të mbrojtur vlerat e përbashkëta dhe çuar përpara të interesave të përbashkëta në fushën e sigurisë

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.