Konsultimet me SHBA, Peleshi: Shqipëria, garant i vlerave demokratike dhe perëndimore

Delegacioni amerikan kryesohej nga Spencer Boyer, zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n.


Përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Departamentit Amerikan të Mbrojtjes zhvilluan në Tiranë, konsultimet dypalëshe në kuadër të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke hedhur kështu bazat e një bashkëpunimi intensiv afatmesëm dhe afatgjatë.

Ministria e Mbrojtjes informoi se në takimin mes dy delegacioneve u diskutua mbi situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, si dhe u trajtuan me hollësi një sërë projektesh në fushën e modernizimit dhe logjistikës.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi konfirmoi gjatë fjalës së tij përkushtimin e vendit tonë në ruajtjen e stabilitetit, paqes dhe sigurisë jo vetëm në rajon, por dhe më gjerë.

Ai garantoi se Shqipëria do të jetë gjithmonë garant i vlerave demokratike dhe perëndimore, si parime bazë të diplomacisë së Tiranës. Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar të SHBA-ve ndaj Shqipërisë.

Sipas ministrit Peleshi, bashkëpunimi i shkëlqyer që karakterizon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve është përkthyer në një kontribut të vyer në përpjekjet e vendit tonë për të qenë eksportues të sigurisë, jo vetëm në rajon, por si një partner i besueshëm i SHBA-ve dhe NATO-s.

Delegacioni amerikan kryesohej nga Spencer Boyer, zëvendësndihmëssekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politikat Evropiane dhe NATO-n. Takimi u asistua nga ekspertë të fushës së të dy palëve.

Delegacionet ranë dakord se integrimi në strukturat euroatlantike i të gjithë Ballkanit Perëndimor si dhe prezenca ndërkombëtare në rajon, konsiderohen të domosdoshme dhe faktor stabiliteti.

Ky takim zgjeroi linjat e bashkëpunimit me qëllim transformimin e kapaciteteve institucionale të sigurisë dhe ato ushtarake, duke mbështetur dhe zbatuar se bashku projekte konkrete si: mbështetja e FARSH për rritjen e kapaciteteve të Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, Mbrojtjen Kibernetike, Edukimin Profesional Ushtarak, Trajnimin dhe Ushtrimet dhe Modernizimin e Forcave Ajrore.

Në përfundim kryetarët e delegacioneve nënshkruan dokumentin bazë, në të cilin përshkruhen hapat konkretë për realizim me sukses të objektivave të parashikuara në planin afatshkurtër dhe afatmesëm. Shtetet e Bashkuara u angazhuan të ofrojnë një mbështetje edhe më të gjerë për përmirësimin e kapaciteteve në përballje me sfidat reale për Forca të Armatosura sa më efikase, në përmbushje të misionit dhe detyrave të tyre.

Zhvillimi i bisedimeve të këtij formati përkon me 30-vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së parë kuadër për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.